Garë me makina në Fushë Krujë, spektakël dhe trafik i rënduar deri në 15 km (video)

Garë me makina në Fushë Krujë, spektakël dhe trafik i rënduar deri në 15 km (video)

May 2, 2021 0

Garë me makina ne Fushe Kruje. Edhe pse është e ndaluar të bëhen gara në Shqipëri, kjo nuk i ka ndalur disa persona që të bëjnë një gjë të tillë, dhe kjo ka sjellë edhe pasoja të rënduara në trafik në këtë zonë.

Report Tv mëson se radha e makinave në aksin nga Rinasi në Fushë dhe nga Thumana në Fushë Krujë ka arritur deri në 15 km.

Kjo sepse gara që po zhvillohet ka tërhequr vëmendjen e dhjetërave qytetarëve të cilët kanë ndalur për të parë manoravrat e ndryshme me makina.

Në gjatësinë e rrugës, është vetëm një patrullë policie rrugore që mundohet të zhbllokojë trafikun, por deri më tani ka rezultuar thuajse e pamundur. /Report TV/