Skandal në ndeshjen Egnatia-Elbasani, 3 kartonë të kuq dhe gol i anuluar gabimisht
August 31, 2025Egnatia dhe Elbasani ndanë pikët në barazimin 1-1, në ndeshjen e javës së dytë të Superiores, e cila u zhvillua në Rrogozhinë.
Diallo kaloi miqtë në avantazh në minutën e 44-t, ndërsa Jeferson barazoi shifrat për Egnatian në minutën e 83-të. Pas golit nisi një situatë e tensionuar, pasi festa e lojtarit të Egnatias para tifozëve solli reagimin e Lulajt, i cili u ndëshkua me karton të kuq.
Më pas, Fangaj dhe vetë Jeferson u përjashtuan gjithashtu, duke bërë që miqtë ta mbyllnin me 9 lojtarë. Në fund Loukili pati mundësinë nga penalltia, por Dajsinani e priti, ndërsa një gol i Lajthisë u anulua për parregullsi në zonë.
SHIH VIDEON
Por gjyqtaria Cjapi, dëgjoi udhëzimin e VAR-it dhe sinjalizoi për goditje dënimi në favor të Egnatias, duke anuluar golin. Nga VAR-i i bënë të ditur se Lajthia kishte hyrë në zonë para se të gjuhej topi nga shoku i tij i skuadrës.
Por në momentin në fjalë, dukshëm në zonë ishte edhe Ruçi i Egnatias. Ndaj kryesori dhe VAR-i, në vend që të anulonte golin, duhej të kishte sinjalizuar për ripërsëritje të kësaj penalltie, sipas asaj që parashikon Neni 14 i IFAB.
revista.one/