E ndau Gjestin nga Egli? Kaderi sqaron raportet që ka me këngëtarin
August 31, 2025Për t’i dhënë fund thashethemeve, Kaderi ka folur së fundmi në një intervistë për emisionin Prive by Liberta , ku ka sqaruar gjithçka.
Ajo mohoi kategorikisht që mes saj dhe Gjestit të ketë ndonjë lidhje romantike, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është vetëm miqësore.
Ajo mohoi kategorikisht që mes saj dhe Gjestit të ketë ndonjë lidhje romantike, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është vetëm miqësore.
“Gjestin e shoh si shok, nuk kam asnjë arsye të hyj mes tij dhe Eglit,” u shpreh Kaderi, ndërsa nuk i kurseu komplimentet për ish-të dashurën e tij, duke e cilësuar Eglin si një vajzë shumë të bukur dhe të veçantë.
Me këtë reagim, Kaderi ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, duke treguar se raportet e saj me Gjestin janë të thjeshta dhe të sinqerta, pavarësisht interpretimit që iu bë një veprimi të vogël në rrjetet sociale.
Prej disa ditësh në rrjetet sociale është përfolur një lidhje e mundshme mes Gjestit dhe ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Kaderit. Zërat u nxitën nga një koment i bërë publikisht, ku Gjesti i kishte lënë Kaderit një emoji çokollate, ndërsa ajo iu përgjigj me fjalën “jom”.
Ky moment i shkurtër virtual u interpretua nga ndjekësit si një shenjë afrimiteti, aq më tepër kur u vu re se Kaderi ishte e vetmja banore e BBV që Gjesti ndiqte në Instagram, duke shtuar kështu dyshimet se mes tyre kishte diçka më shumë se shoqëri
Madje, në rrjet nuk munguan as aludimet se Kaderi mund të ketë qenë shkaku i ndarjes së Gjestit me Eglin, gjë që ndezi edhe më shumë kurreshtjen e publikut.
revista.one/