“Do të doja të dëgjoja: Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”
September 1, 2025Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, festoi më 1 shtator ditëlindjen e saj të 59-të. Përmes një postimi në Facebook, ajo shpërndau ndjenjat e thella që e përshkruan këtë ditë—një emocioni të përzjerë me gëzim, mall dhe një brengë të veçantë për të birin, Luke.
Në mesazhin e ndjerë që shoqëroi postimin, Simaku shprehet se, ashtu si çdo nënë, dëshira më e madhe do të ishte të dëgjonte një “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!” nga i biri. Por ajo ndjen dhimbje të thellë, sepse ai, sipas saj, ndoshta nuk e di as datën e ditëlindjes së saj.
Megjithatë, Parashqevi Simaku thekson se pavarësisht largësisë, lidhja me të birin mbetet e fortë dhe e përjetshme. “Zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si kur ishe në barkun tim, edhe sot në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke!”, shkroi ajo, duke prekur zemrat e ndjekësve të saj.
Postimi i saj:
“Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë. Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke!”, shkruan Simaku.
revista.one/