COVID-19, MSH: 1 viktimë dhe 53 raste të reja këtë të diel në Shqipëri
May 2, 2021Një qytetar ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend nga COVID, ndërsa janë identifikuar 53 raste të reja, nga 1,535 testime të kryera.
Personi që humbi betejën me virusin ishte një 77-vjeçar nga Korça.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës e me radhë.
Ndërkohë, janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14834
Fier 959
Durrës 272
Shkodër 472
Korçë 335
Gjirokastër 261
Vlorë 259
Elbasan 137
Kukës 115
Dibër 102
Berat 97
Lezhë 78
revista.one/