18-vjeçarja italiane denoncon: Autori më sulmoi në shezlong! Video teksa bisedojnë dhe ikin drejt bregut
September 6, 2025Leonardo Preza, baba i tre fëmijëve, me të shkuar kriminale, i dënuar më parë për arme pa leje dhe vjedhje u arrestua pas denoncimit në policinë e Durrësit, te një turisteje për përdhunim ne zonën e plazhit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e se enjtes, teksa 18-vjecarja po qëndronte vetëm në shezlon, përballë një hoteli në lagjen nr.13.
Në video duket momenti, kur turistja italiane e cila u përdhunua në zonën e plazhit në Durrës, bisedon me 26- vjeçarin Leonardo Preza.18-vjeçarja shihet në video teksa është duke biseduar me Prezën, i cili është edhe punonjës shezlongësh, teksa janë të ulur fillimisht në një stol në shëtitoren e plazhit. Fillimisht, sipas burimeve, mësohet se ai i ka tentuar t’i shesë lëndë narkotike, por ajo ka refuzuar, ndërsa më pas ka abuzuar seksualisht me dhunë. Më pas ata largohen nga aty ku ishin të dy, duke shkuar drejt bregut të detit.
“Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar pije alkoolike. Për një çast unë jam larguar prej grupit dhe jam ulur në një shezlong, që gjendej disa metra larg hotelit. Kjo ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të datës 5 shtator. Gjatë kësaj kohe më është afruar një person i cili më ka sulmuar fizikisht dhe me gjithë tentativat e mia për t’u mbrojtur, më ka përdhunuar dhe me pas është larguar”, mësohet të ketë thënë vajza në dëshminë në polici.
Bazuar në përshkrimin e tipareve që ka bërë denoncuesja, por dhe informacionit të një bashkëpunëtori të policisë që kishte parë prezencën e personit ne plazh, si dhe të kamerave të sigurisë, u arrit në identifikimin dhe arrestimin e 26-vjeçarit Leonardo Preza. Gjatë marrjes në pyetje, 26-vjecari, ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me italianen, por sipas tij, me dëshirën e saj.
Burime nga grupi hetimor thane gjithashtu se vajza është dërguar në spital, ku i është nënshtruar një vizite të hollësishme mjekësore, përfshirë analizat gjinekologjike, që do t’i shërbejnë hetimit. Ne duar, qafe dhe trup, 18-vjecarja kishte shenja dhune, thane burimet, te cilat çojnë ne dyshime te arsyeshme se e reja ka rene pre e dhunës. Pa mjekimit, 18-vjecarja është kthyer ne hotel, ndërsa ndaj 26-vjecarit kane nisur hetimet për akuzën “marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur”.
Njoftimi i Policisë Durrës
Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare italiane, pas disa orësh pune intensive e profesionale, policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin.
26-vjeçari i dënuar më parë, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.
Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe duke i shkaktuar dëmtime fizike një 18-vjeçareje italiane, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Pas disa orësh hetimesh dhe veprimesh profesionale, u bë e mundur identifikimi i autorit, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë, konkretisht shtetasi L. P., 26 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i dënuar më parë.
Arrestimi i shtetasit L. P. u krye pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.
Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.
revista.one/