Hapet loja, astrologia Meri: Nëse Noizy bëhet ministër i Kulturës, mua më takon Arsimi

Hapet loja, astrologia Meri: Nëse Noizy bëhet ministër i Kulturës, mua më takon Arsimi

September 9, 2025 0

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku bëri parashikimin e yjeve për 12 shenjat e horoskopit.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët e njohur, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, e pyetën atë edhe në lidhje me disa deklarata të bëra së fundmi nga personazhe të njohur të ekranit.

Gjatë një interviste, reperi i njohur tha se nëse kryeministri do t’i propozonte një post në qeveri, ai do të pranonte ‘100 për qind një rol si ministër i Kulturës apo zëvendësministër i Rinisë’.

Pjesë nga intervista:

Neada: Meri ne po presin do bëhet Noizy ministër Kulture apo jo, se ky ka qenë lajmi i ditës.

Meri: Po u bë Noizy ministër i Kulturës, unë marr pasaportën dhe iki fare nga Shqipëria

Enxhi: Do marrësh azil?

Meri: Do marr azil (qesh)

Neada: Jo Meri se na duhesh.

Neada Muçaj: O Meri, të flasim drejtë, po të propozonin ty një Ministri, nuk do pranoje?

Meri Shehu: Unë nuk jam Noizy. Ka dhe njerëz që nuk pranojnë sepse i dinë kufijtë dhe limitet e tyre, e dinë çfarë mund të japin, e dinë çfarë shkolle dhe ça temperamenti kanë dhe kjo është më e mira. Unë për mësuesi kam mbaruar dhe më takon të bëhem edhe ministre. Ministre Arsimi dhe ça të duash ti, po puna.

Blendi Salaj: Manastirliu kujdes, hap krahun se erdhi

Enxhi Nasufi: Është edhe astrologë, i di edhe ditët.

Neada Muçaj: Ke një konkurrente të fortë

Meri Shehu: Unë kam mbaruar me të gjitha 10 zemër, kam qenë nxënëse me të gjitha 10-a.

Neada Muçaj: Këtu në Shqipëri

Meri Shehu: E, te Qemal Stafa. Nuk jam këtu rastësisht se nuk gjeta një punë tjetër, unë e bëj se e kam qejf, e kam pasion.

Shiko pak sa e çuditshme si qëllon fiks se më 12 shtator krijohet qeveria e re, do ketë ndikim kjo Hënë e Përgjakur?

“Patjetër që po”.

Më pas astrologia e njohur vijoi duke thënë:

Ose ju ka rastisur këtyre që do të krijojnë qeverinë ose e kanë zgjedhur. Por mendoj se Hëna e Plotë ka një ndikim më të madh global dhe ne që jemi pjesë e të tërës, normalë që ndikohemi edhe nga pjesët e jashtme. Në datën 12 kur këta krijojnë qeverinë, është një datë e mirë se Dielli në Virgjëreshë me Mërkurin në Virgjëreshë bëjnë një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në Gaforre. E kjo quhet ditë me fat. Pavarësisht eklipseve e gjërave, mesa duket do t’u ecë mirë. Pra do të presim ndryshime, ndoshta do jenë këto ndryshimet që Noizy të bëhet ministër i Arsimit.

revista.one/