“Në muaj…”/ Ish-banorja e Big Brother tregon paratë që fiton nga “Instagram”

“Në muaj…”/ Ish-banorja e Big Brother tregon paratë që fiton nga “Instagram”

September 9, 2025 0

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ishte e ftuara e parë e këtij sezoni të emisionit “Wake Up”. Influencuesja e njohur foli për projektet e saj televizive si dhe për jetën e saj personale.

Moderatorët e pyetën Rizartën edhe në lidhje me fitimet që ajo merr nga puna e saj si influencuese, nga postimet në rrjetin social “Instagram”.

Hoxha u shpreh se ‘ka aq fitime sa e ka punë të plotë dhe gjithë energjinë e saj e shfrytëzon aty”.

Pjesë nga intervista:

Ti je influencuese dhe e shfrytëzon “Instagram”-in tënd.

Patjetër, është puna ime

Ke shumë fitime nga kjo gjë?

Po, aq fitime sa e kam punë të plotë dhe gjithë energjinë time e investoj këtu

Ke një shifër që mund t’a ndash me ne, sa mund të fitojë një influencere si ti me aq ndjekës që ka, në muaj?

Minimalisht 4 mijë euro në muaj, pastaj varet sa aktive është.

ani po angazhohesh edhe me “Rrethin Katror”, që është një rubrikë e programit “E Diell”, në Top Channel. Na trego pak si të erdhi kjo ftesë?

Në fakt ishte dhe dëshira e imja të isha pjesë e “Rrethit Katror”, gjithmonë më ka pëlqyer si rubrikë, e kam ndjekur. Më pëlqen që ka një rubrikë, një emision në televizionet shqiptare që diskutohen tema të rëndësishme, tema polarizuese. Të paktën njerëzit japin opinionet e tyre, e në një farë mënyre ndikojnë edhe tek audienca që i dëgjon. Këto lloj emisionesh më kanë tërhequr gjithmonë dhe prandaj jam pjesë e tyre.

Të pëlqejnë teoritë konspirative?

Mund të them po, më shumë se teoritë konspirative më pëlqejnë mendimet e ndryshme që kanë njerëzit. Do jem aty pjesë e panelit që do të përfaqësojë gjeneratën e re, do jem një figurë femërore që ka mungesë paneli deri tani. Mendoj që këto mendimet e gjeneratës së re pse jo të mos përballen me mendimet e një gjenerate tjetër, e ndoshta del diçka konstruktive nga debati në fund të emisionit. Ky është qëllimi.

Look-un e kujt do të doje të ndryshoje të djemve në panel?

Nuk e di. Ata njësoj vishen, janë pak monotonë në veshje. Nuk është se do i ndryshoja.

Rizarta si ndodhi që vendose të bëheshe pjesë e “Big Brother”?

Më ka ardhur një ftesë, më kanë marrë në telefon. Fillimisht kam thënë jo se nuk e shikoja veten time në një format si “Big Brother”. Mendoja se do isha pak e mërzitshme, do isha monotone si njeri ose si personazh. Nuk e mendoja veten time aty brenda. Pastaj kur e rishikova brenda dy ditëve, ishte shumë spontane. Ditën e parë e anashkalova fare si gjë, ditën e dytë pastaj ‘thashë ok, duhet të vendos’.

Kujt i the fillimisht për këtë ftesë?

Motrës. Në fakt motra është personi i parë që unë ndaj gjithçka.

Është me e madhe se ti?

Po. Ajo gjithmonë më thotë ‘ti bëj atë që ndjen’, nuk është se të thotë ndonjëherë ‘po’ ose ‘jo’. Vetë e mora vendimin në fakt. Motra ishte shumë mbështetëse.

E duke qenë se je mirë në matematikë, si të kanë dalë llogaritë me këtë pjesëmarrje në “Big Brother”?

Ja, me +60 mijë ndjekës në “Instagram”.

 Influencuesja ka komentuar edhe një video që ajo ka publikuar pak ditë më parë në rrjetet sociale, ku thoshte se si për pak e shtypën me makinë teksa po kalonte te vijat e bardha.

“Më falni, po çfarë dreqin po ndodh me qytetarinë dhe respektimin e rregullave në Shqipëri, edhe këta të tjerët që ngacmojnë rrugës. Po kaloja rrugën te vijat e bardha, me semaforin jeshil dhe dy djem të rinj, dy pseudo djem të rinj shqiptarë, kaluan me shpejtësi me makinë dhe kaluan para këmbëve të mia e desh më shtypën. Më kaloi jeta para syve. Kur reagova dhe u thashë ‘ça dreqin po bëni?’, me arrogancën e tyre që nuk përfundon ndonjëherë thanë ‘hë se nuk të shtypën, kalo shpejt, ik’”, thoshte Rizarta në videon në fjalë.

revista.one/