Dua Lipa vishet me të kuqe, bëhet tifoze me Bayern Munchen!
September 11, 2025Superylli i muzikës pop, Dua Lipa, është përmendur nga gjigantët gjermanë të futbollit, Bayern Munchen.
Klubi bavarez ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet këngëtarja me origjinë kosovare, me një fotografi para pasqyrës.
“E kuqja është definitivisht ngjyra juaj Dua Lipa”, ishte përshkrimi poshtë fotos.
Postimi po bën bujë në rrjet, duke ngjallur reagime nga fansat e saj dhe tifozët e klubit. Ndërkaq në Liverpool kanë shprehur xhelozinë për veprimin e Duas.
revista.one/