Prokuroria e Prishtinës, vetëm 2 mijë euro gjobë për ngacmimin e gazetares

Prokuroria e Prishtinës, vetëm 2 mijë euro gjobë për ngacmimin e gazetares

September 19, 2025 0

Rreth 60 organizata të shoqërisë civile dhe organizata përfaqësuese të mbi 150 mediave në Kosovë, kanë reaguar sot pas njoftimeve se Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar një dënim të ulët për ngacmimet ndaj gazetares së KALLXO.com, të kryera nga publikues dhe ndjekës të grupit famëkeq “AlbKings”.

Një ditë më parë, Prokuroria e Prishtinës ka paraqitur në gjykatë marrëveshjen me të pandehurit, të cilët planifikohet të dënohen vetëm 2 mijë deri në 2 mijë e 500 euro gjobë për shqetësimin e vazhdueshëm të gazetares. Tre të pandehurit ishin arrestuar nga Policia në operacione speciale.

Në reagimin e tyre, aktivistët e shoqërisë civile i kanë kërkuar Gjykatës së Prishtinës të hedhë poshtë këtë marrëveshje, duke kërkuar ndëshkimin e merituar për autorët e kësaj vepre.

revista.one/