(VIDEO) Supergol! Arbër Hoxha e merr topin në mesfushën e tij dhe nuk e ndalon dot askush

(VIDEO) Supergol! Arbër Hoxha e merr topin në mesfushën e tij dhe nuk e ndalon dot askush

September 20, 2025 0

Arbër Hoxha ka shënuar një supergol në Kroaci. Sulmuesi i Kombëtares zhbllokoi sfidën që Dinamo Zagreb po luan në transfertën e Hajduk Split.

Ishte minuta e 44-t, kur Hoxha mori topin në mesfushën e tij. Dhe askush nga rivalët nuk mund ta ndalonte derisa vendosi të gjuante nga jashtë zone. Dhe topi gjeti rrjetën duke sjellë festën e madhe te tifozët miq.

Hajduk Split-Dinamo Zagreb është edhe ndeshja më e zjarrtë në Kroaci. Hoxha e shpërbleu kështu trajnerin, që e aktivizoi titullar në sfidën e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit kroat.

Goli i Arbër Hoxhës: (VIDEO)

revista.one/