Foto/ Romanca e re e DJ Geek, zbulohet kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën

Foto/ Romanca e re e DJ Geek, zbulohet kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën

September 20, 2025 0

DJ-i i njohur shqiptar, DJ Geek, ka festuar ditëlindjen e tij javën e kaluar me një mbrëmje plot muzikë, miq dhe surpriza. Megjithatë, festa nuk kaloi pa bujë në rrjetet sociale, sidomos pas një fotografie që ai publikoi vetë.

Në imazhin e shpërndarë në InstaStory, DJ Geek shfaqej i përqafuar me një vajzë misterioze, duke ngritur menjëherë spekulime për jetën e tij private.

Burime kanë konfirmuar se vajza që i ka rrëmbyer zemrën është Olsa Berani.

Pas një periudhe ku ai ka zgjedhur të jetë i rezervuar për jetën personale, duket se DJ Geek tashmë është gati të ndajë një pjesë të intimitetit me publikun.

Marrëdhënia e tij me Olsën ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, ndërsa fansat presin të shohin më shumë nga romanca e çiftit.

revista.one/