E konfirmon trajneri i Rubin Kazanit: Daku dhe Vesa janë martuar
September 21, 2025Mirlind Daku duket se i ka dhënë fund beqarisë.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka kurorëzuar dashurinë me ish-banoren e BBVK, Vesa Vllasaliu, duke u martuar.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakhimov, pas ndeshjes me Akron Togliattin, ku Daku shënoi golin e dytë.
Nuk kishte dëshirë për ta zëvendësuar atë, por padyshim pati kritika të ashpra ndaj tij”, tha Rakhimov për matchtv.ru.
Në konferencën për shtyp, Rakhimov u pyet edhe për gjendjen emocionale të lojtarit, pas vdekjes së gjyshit të tij javën e kaluar.“Çdo gjë është në rregull. Diçka pozitive ndodhi për të. Ai është martuar, ka nënshkruar kontratë martese dhe ndoshta kjo mund ta ketë bërë pak të mërzitur”, shtoi trajneri duke qeshur.
Mirëpo duket se kjo martesë “e shpejt” erdhi për një arsye tjetër.
Siç është përfolur më herët në media, dyshohet që modelja është në pritje të ëmbël dhe mbase kjo mund të jetë arsyeja e martesës së tyre.
Dyshja nuk kanë konfirmuar asgjë, duke lenë pikëpyetje çdo veprim të tyre.
revista.one/