Djali i pronarit të “Panorama” replikon me Anxhela Martinin, lidhja e tyre dhe akuzat për ndikim në media
September 22, 2025Fatmir Hysenbelliu ka reaguar për herë të parë pas deklaratave që modelja Angela Martini bëri ku përmendi një marrëdhënie të shkurtër me të dhe aludoi për presion mediatik ndaj saj.
Në një reagim për “Live from Tirana”, Hysenbelliu e mohoi versionin e modeles, duke e konsideruar gjithë situatën si “për të qeshur, por edhe për të ardhur keq”.
“Një grua e martuar, me fëmijë, që jeton përtej oqeanit, flet për një ‘lidhje’ që unë as nuk e konsideroj të tillë. Ajo u largua nga Shqipëria pasi unë nuk kisha interes më,” – u shpreh ai.
Ai gjithashtu mohoi kategorikisht që të ketë ushtruar ndikim mbi gazetarët apo mediat që zotëron, për të censuruar emrin e saj.
“Asnjë gazetari nuk i kam thënë të mos publikojë lajme për të. Përkundrazi, ka dalë dje në mediat tona, ndoshta nuk i ka pëlqyer mënyra si është trajtuar,”– tha Hysenbelliu.
Sa i përket përdorimit të imazhit të saj në reklama, ai shpjegoi se ishte një vendim i stafit pas blerjes së një marke, duke sqaruar se reklamat ishin të vjetra dhe të përdorura më herët. Më tej ai thotë:
“Tani mora vesh që ka hapur gjyq. Ndoshta për më shumë para. Por ne e kemi fituar. Angela Martini duhet të kërkojë falje. Ajo mbahet mend vetëm për meshkujt që ka patur dhe për asgjë tjetër.”
Deklarata e plotë e Fatmir Hysenbelliut:
Mirëmëngjes, Ronaldo!
Kjo situatë është për të qeshur dhe për të ardhur keq — si një grua e martuar dhe nënë fëmije, që besoj jeton përtej oqeanit, e që nuk kam pasur kontakt me të që nga viti 2015, dhe që unë nuk e konsideroj lidhje. Kanë qenë shumë miq rreth nesh në atë periudhë që mund ta vërtetojnë se ajo u largua nga Shqipëria, sepse unë i thashë që nuk kam më interes tek ajo.
Dhe në vitin 2025 ta kthesh situatën sipas dëshirës është vërtet WOW — ku mund të arrijnë njerëzit për çfarëdolloj përfitimi që duan ta arrijnë dhe nuk e kuptoj nëse është për të hedhur baltë mbi imazhin tënd ose të familjes tënde për përfitime nga të tjerët!
Sa i përket reklamës për një nga bizneset tona, kur ne e blemë si kompani, stafi i ri që kemi vendosur përdori reklamat ekzistuese, dhe njëra nga to paska qenë edhe kjo. Tani mora vesh që ajo ka hedhur në gjyq kompaninë që të mos përdorej më imazhi i saj, sepse donte më shumë lekë, por gjyqi ka përfunduar në favorin tonë, dhe ajo reklamë nuk është përdorur më.
Sa i përket lajmeve, asnjë gazetari nuk i kam thënë që të dalë ose të mos dalë ajo në mediat tona — as unë, as familja ime — sepse nuk përbën asnjë lloj interesi për ne. Jo më t’u themi mediave të tjera (ku secila është e pavarur). Përkundrazi, ajo ka dalë gjithmonë kur ka qenë lajm tek ne — jo më afër se dje!
Mbase nuk i ka pëlqyer shkrimi i gazetarit — për këtë nuk di ç’të them, gazetarët janë të pavarur!
Nuk është faji im nëse ajo vajzë nuk di emrin e vet dhe e kërkon me “G” dhe jo me “XH” dhe nuk i dalin lajmet. Nëse futesh, ke 100 lajme të saj në mediat tona. Pashë që vetëm 2-3 lajme të para shumë viteve nuk hapen, dhe po e investigojmë këtë gjë.
Por të arrijë një person deri këtu, të “hapë zorrët e barkut” për klikime apo lajme… turp t’i vijë!
Nuk do të prononcohesha për askënd, sepse nuk dua t’i jap rëndësi një personi që nuk ekziston për mua, kur unë kam jetën time. Por thjesht të bëra një përmbledhje për respekt.
Dhe besoj se ajo vajzë duhet të na kërkojë një FALJE të madhe, sepse ne jemi një familje që gjithçka e kemi arritur me forcat tona, në mënyrë të ndershme — jo si ajo, që mbahet mend vetëm nga meshkujt që ka pasur dhe nga asgjë e arritur në jetë!
Angela Martini, ka hedhur akuza të forta në drejtim të mediave shqiptare dhe veçanërisht ndaj familjes Hysenbelliu, të cilët sipas saj kanë ushtruar presion, kanë manipuluar narrativën mediatike dhe kanë tentuar të bllokojnë imazhin e saj publik. Në një seri postimesh në Instagram, Martini tregoi se gjithçka nisi shumë vite më parë me një reklamë për një kompani alkooli në Shqipëri, e cila sipas saj u përdor abuzivisht pa pagesë edhe pasi kompania ndryshoi pronarë. Ajo tha se iu desh të përfshinte avokatë dhe të padiste kompaninë për të ndalur përdorimin e imazhit të saj. Por sipas saj, çështja nuk u ndal këtu. Angela Martini deklaron se mediat e kontrolluara nga familja Hysenbelliu kanë nisur ta bllokojnë, duke fshirë qindra artikuj për të dhe duke ushtruar presion tek botime të tjera që të mos i jepnin hapësirë.
“Ata zotërojnë një sërë botimesh, të mëdha e të vogla, që kontrollojnë plotësisht narrativën. Nga frustimi, ata jo vetëm që më shkëputën plotësisht nga kanalet e tyre, por ushtruan presion edhe ndaj pronarëve të tjerë mediash që të më bllokonin,” – shkruan Angela.
Më pas, ajo kaloi në një rrëfim personal, duke përmendur një marrëdhënie të shkurtër të para shumë viteve me Fatmir Hysenbelliu, djalin e pronarit të “Panorama”-s. Martini thotë se marrëdhënia zgjati më pak se dy javë dhe përfundoi shpejt pasi kuptoi që nuk kishte asnjë të ardhme.
“Vetëm më vonë mësova se ai kishte një të dashur në atë kohë, një vajzë shumë të bukur, të cilën e tradhtoi për të qenë me mua. Ai kurrë nuk më tregoi që ishte me të dhe unë e zbulova vetëm pasi kisha ndërprerë çdo gjë mes nesh,” – shprehet ajo.
Angela Martini pretendon se sjellja e sotme e familjes Hysenbelliu ndaj saj është e lidhur edhe me këtë histori personale. Sipas saj, Fatmir Hysenbelliu nuk e ka përtypur dot që ajo e la dhe se kjo ka lënë një “frustrim të thellë” që e shoqëron edhe sot.

Angela ka bërë disa postime në “Instastory”, ku shkruan se tani do të fillojë të tregojë një të vërtetë që të gjithë njerëzit meritojnë ta dinë, mbi një rasti të disa viteve më parë.
“Një nga arsyet kryesore pas sjelljes së tij sot, është me shumë gjasë frustrimi që ende e mban brenda, sepse unë kurrë nuk i dhashë asnjë vëmendje të vërtetë. Ai pësoi një goditje të madhe në ego – përveç dështimit të tij si futbollist, ai dështoi edhe me mua në jetën personale. Jam e sigurt që kjo i ka lënë një frustrim të thellë. Edhe në vitet e mëvonshme, ai provoi të më kontaktonte, madje edhe kur isha e martuar, por sigurisht që unë kurrë nuk iu përgjigja mesazheve të tij qesharake në DM. Ishte një kohë kur isha e re dhe e pamatur dhe ai thjesht pati fatin të rrinte me mua rreth 2 javë”, shkruan Angela Martini në një nga postimet e saj.
revista.one/