Egli shfaqet si moderatore, i kujtojnë dasmën në BBV, reagon edhe Gjesti

Egli shfaqet si moderatore, i kujtojnë dasmën në BBV, reagon edhe Gjesti

September 22, 2025 0

Puntata e parë e emisionit të ri të Egli Takos “Yes Day”, u mirëprit nga ndjekësit e saj. Por edhe në këtë emision ndodhën të papriturat.

Djaloshi i cili mori pjesë, nuk u kursye duke ia përmendur martesën me Gjestin Eglit.

“Egli kam zgjedhur ‘Sara Event’ sepse më ka pëlqyer shumë dasma jote në “Big Brother Vip”, tha si ku nuk munguan duartrokitjet nga publiku.

Kjo fjali duket se e vuri në siklet bukuroshen e cila u mundua ta kalojë me sportivitet. Ndërkohë, sot ka reaguar indirekt Gjesti, pa specifikuar emra.

Gjesti duke ironizuar mungesën e risive dhe stilit të ri në performancë të kolegëve, ka gjetur menyrën të hedhë një thumb pa adresë.

“Ku jeni more, ku jeni ju? Hej, unë vetëm po shikoj mos ka ndonjë stil të ri, a ndonjë gjë. Por nuk po shoh asgjë. Asgjë, krejt me të vjetra keni mbetur. Thash hajt të ndalem mos ka ndonjë stil, po ja nuk ka asgjë ndryshe. E kë duhet të thirrni për këtë punë? Mua. Po normal që mua”, u shpreh ai në video.

revista.one/