Fifi me deklaratë të fortë: Njerëzit janë lodhur me muzikë bastarde
September 25, 2025Filloreta Raçi – Fifi ka qenë e ftuar së fundmi në “Pardon My French”, ku ka zbuluar më shumë gjëra rreth jetës e karrierës profesionaele.
Artistja gjithashtu ka treguar disa sekrete në lidhje me albumin e ri që do të sjellë dhe jo vetëm.
Gjatës bisedës, ajo u pyet nëse tani këngën e bën për qejf, në një periudhë kur çdo gjë varet nga klikimet.
“E kam pas ndjerë këtë presionin derisa erdhi një moment dhe thashë që ‘duhet vetëm të krijoj muzikë’. Që prej këngës “Zemrën” kam thënë që do të nis tani që të publikoj dhe të bëj vetëm muzikë që mua më pëlqen dhe të mos them vetëm ‘të bëj një hit’”, u shpreh ajo.
“Më fal por çfarë dreqin, ku e dinë ata se kush është hit dhe kush jo. Kur unë i kam bërë këngët më të bukura të jetës sime kam thënë që dua të bëj një këngë të mirë që njerëzit të më dëgjojnë mua dhe këtë gjë e kam përdorur deri tek kënga “HANA”. Pastaj nisa të influencohesha prej tregut dhe aromës bastarde që lëshon muzika këto vitet e fundit”.
Këngëtarja nga Ferizaj shtoi se ka vendosur sërish të rikthehet në pikën që dëshiron të bëjë muzikën siç ajo e ndjen dhe jo të influencohet nga artistë të tjera apo rrymat muzikore.
“Këngët e mia unë nuk i hap t’i dëgjoj të them të drejtën, këngët që unë i dëgjoj janë vetëm këngët e reja që nuk kanë dalë ende dhe më duhet që t’i hap që të shikoj nëse duhet të ndryshoj ndoshta diçka. I dëgjoj në momente të ndryshme që të shikoj nëse ma japin sërish emocionin e njëjtë. A ja vlejnë ose jo”, thotë mes shumë gjërave.

Kur Jonida e pyeti në lidhje me projektet muzikore nëse është duke punuar apo do të publikojë diçka së shpejti, Fifi u shpreh:
Jemi duke punuar në atë drejtim, jemi duke punuar për këngë të bukura, tani vetëm pritet që të publikohen.
Krijoj, por i bëj të lumtura. Ajo çfarë kam kuptuar unë në këtë dyvjeçarin tim shumë të lumtur është se njerëzit nuk janë shumë të lumtur. Jo, sepse njerëzit po duan këngë me ‘prerje damarësh’, emocionalisht shumë të thella.
Një ditë unë mendova që jam shumë e lumtur, pse duhet të bëj një këngë të lumtur prapë dhe i thashë burrit që a do të më bësh nervoze, do të më mërzisësh një javë ose një muaj, gjysmë sezoni pa problem fare sa të mbyll pak katër ose pesë këngët e ‘EP’ që kemi për t’i publikuar. Po e kemi një ‘EP’ dhe prej pesë ose gjashtë këngëve sepse nuk e kam vendosur ende se sa do të jenë, dy prej krijimeve janë nga viti i kaluar dhe një prej vitit 2023. Janë krijime që rrinë në sirtarin tim, më pas këngët e tjera i kam krijuar rrugës.
Këto projektet e fundit i kam pasur disa bashkëpunime, me Lumin, me Luizin, me Ermal Fejzullahun, me KIDDA, edhe te projekti me MUMA-n jashtëzakonisht jam kënaqur, kemi pasur një proces shumë interesant të krijimit të këngës. MUMA ka shkruar më shumë se unë tëk kjo këngë. Ka qenë një nga rastet e rralla ku unë kam thënë ‘ok po të dëgjoj’.
revista.one/