Egli Tako, Luiz Ejlli dhe ish banorë të tjerë të BBVA, në varrimin e vëllait të Gjestit

Egli Tako, Luiz Ejlli dhe ish banorë të tjerë të BBVA, në varrimin e vëllait të Gjestit

September 27, 2025 0

Tragjedia që goditi familjen Kelmendi pas humbjes së 15-vjeçarit Eldion Kelmendi ka prekur thellë jo vetëm të afërmit, por edhe miq, kolegë dhe ish-banorë të Big Brother VIP Albania, ku mori pjesë fituesi i këtij edicioni, Gjesti.

Në ceremoninë mortore të mbajtur në fshatin Pavlan të Pejës, të pranishëm ishin shumë persona që shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre.

Mes tyre u pa edhe Egli Tako, i cili ka qenë një nga figurat e afërta me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

iEgli shihet duke e ngushëlluar Gjestin, ndërsa emocionet dhe dhimbja pasqyrohen qartë në fytyrat e tyre.

Pamjet nga varrimi tregojnë se Egli, së bashku me ish-banoret e tjera të Big Brother VIP Albania, Danja dhe Rizarta, kanë qenë pranë Gjestit në këto momente tepër të vështira.

Ata shihen të gjithë të përlotur, të prekur thellë nga tragjedia dhe të bashkuar për t’i dhënë forcë mikut të tyre.

Ky moment prekës, ku shihen Egli, Danja dhe Rizarta pranë Gjestit, dëshmon edhe njëherë se dhimbja e humbjes është e përbashkët dhe se përballë tragjedive, solidariteti dhe njerëzillëku bëhen më të fortë se gjithçka tjetër.

Në mesin e tyre ishte edhe fituesi i edicionit të dytë të BBVA, këngëtari Luiz Ejlli, i cili u pa teksa ngushëllonte babain e Gjestit.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila u shfaq krah bashkëshortit të saj, Kreshnik Gjergji.

Aty ishte edhe Xheneta Fetahu, e cila u bë pjesë e ceremonisë për të qëndruar pranë Gjestit dhe familjes së tij në këtë ditë të rëndë.

Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që ka goditur familjen Kelmendi, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i vogël i këngëtarit, Gjesti.

Gresa tregoi se kishte qenë pranë familjes në këto ditë të vështira dhe se dhimbja e tyre ishte e pamatë.

“Sot pata rastin të takoj gjithë familjen e Gjestit, një familje që dhimbja ua kishte mbuluar sytë e zemrat. Çdo dorështrëngim e çdo shikim ishte i rëndë nga trishtimi. Në fund, para varrimit të vëllait të tij, në shtëpi u takova edhe me vetë Gjestin. Aty kuptova sa e pafund është dhimbja e një vëllai. Zemra mu thye në mijëra copa kur pashë lotët që mezi i përmbante. Përqafimi ynë zgjati shumë!”, shkroi ajo në rrjete sociale.

Aktorja ndau edhe fjalët prekëse që Gjesti i tha gjatë atij momenti: “Nubi jem s’ka me ta harru kurrë”, duke e bërë reagimin e saj edhe më emocional për ndjekësit.

revista.one/