Mister vrasja e Sarchi-t/ U qëllua me një plumb në këmbë, dje u mbajt ceremonia mortore në Tufinë

Mister vrasja e Sarchi-t/ U qëllua me një plumb në këmbë, dje u mbajt ceremonia mortore në Tufinë

September 29, 2025 0

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës, vijon të mbetet e mbushur me mister, ndërsa ende autoritet nuk kanë dhënë asnjë detaj nga rezultatet e autopsisë se me çfarë u shkaktua plaga në këmbë që i mori jetën. Sipas burimeve, italiani është qëlluar me një plumb në këmbën e djathtë dhe jo me çifte. 

Italianit Sarchi i është dhënë lamtumira një ditë më parë në një ceremoni mortore në Tufinë. Prej 20 vitesh ai ishte vendosur në vendin tonë dhe ishte i martuar me një grua shqiptare nga Fushë-Kruja, me të cilën kishte edhe dy fëmijë.

Ceremonia mortore ka qenë private dhe shumë kushërinj të italianit nuk kanë mundur të mbërrijnë për të marrë pjesë, ashtu siç tregoi edhe kushëriri i tij Riccardo Barbieri në një intervistë për La Repubblica. Madje, në ceremoninë mortore nuk mundi të marrë pjesë as motra e italianit Sarchi.

Dinamika e vrasjes së Sarchit është ende e paqartë dhe se nga çfarë distance është qëlluar. Ndërkohë që 4 personat e shoqëruar u lanë të lirë më 27 shtator, në të njëjtën ditë që Sarchi u gjet i pajetë në rrugë në fshatin Salari të Tepelenës. Të katërt, Eqrem Braçi me dy djemtë, Gazmend dhe Daniel, dhe bariu Armir Hitoveizi kanë dhënë dëshmi kontradiktore.

Eqerem Braçi dhe djemtë e tij pretendojnë se janë sulmuar me armë nga një person misterioz, në Dilan mes Nivicës dhe Salarisë, aty ku është skena e krimit. Sulmi me armë sipas tyre ka qenë i papritur. Të shoqëruarit kanë thënë se fillimisht kanë dëgjuar tre të shtëna të cilat kanë qenë shumë afër çka bëri që të ndalej automjeti i parë tip Land Rover në bordin e të cilit ishte biznesmeni italian dhe njëri prej personave të shoqëruar. Edhe bariu ka deklaruar se dëgjoi 3 të shtëna me armë. Por, Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja.

Dyshohet se Sarchi kishte dalë për gjah mesnatën e 27 shtatorit, kur u gjet i pajetë mes fshatit Salari dhe Nivicë, në një prej akseve që përshkojnë Tepelenën. Ngjarja është e mbushur me mister dhe një sërë pikëpyetjesh. Sarchi, prej vitit 2023, administronte një fabrikë të rëndësishme tullash, “Tegola Edilcentro”, me qendër në Laprakë. Financiere e kompanisë është Majlinda Taga, e cila gjithashtu është ortake 50 me 50 me Gazmend Braçin, në kompaninë “Salaria Gaz” me qendër në fshatin ku kanë edhe shtëpinë e pushimit që ftuan italianin.

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës ka bërë jehonë edhe në mediat italiane.

Teksa trajton ngjarjen, Tgcom24 bën të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, me Ambasadën Italiane në Tiranë, si dhe me familjen e 44-vjeçarit Edoardo Sarchi, duke ndjekur rastin me vëmendje të madhe, për të përcaktuar detajet e ngjarjes dhe për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore.

“Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirorganizuar” – Corriere della Sera shkruan se vdekja e biznesmenit italian mbetet e mbuluar nga një hije misteri.

Duke renditur kontributet e familjes Sarchi në politikë dhe biznes, si dhe bashkëpunimet e hershme me sipërmarrësit shqiptarë, kjo media ndan edhe dëshmi të të afërmve të 44-vjeçarit. Për Corriere della Sera kushëriri i biznesmenit 44-vjeçar, Riccardo Barbieri është shprehur se ka mbetur i shokuar nga ngjarja, ndërsa për herë të fundit thotë se është takuar me Sarchin në ceremoninë mortore të babait të tij.

Në shkrimin e publikuar për këtë ngjarje, Rai News bën të ditur se 44-vjeçari Sarchi jetonte dhe punonte në Shqipëri prej afro 20 vitesh, së bashku me familjen, ndërsa shton se në Tepelenë biznesmeni italian kishte shkuar me ortakun e tij, i cili pas ngjarjes njoftoi policinë.

Ngjarja është trajtuar edhe nga e përditshmja La Republica, e cila shkruan se 44-vjeçari kishte shkuar në Salari të Tepelenës për gjueti së bashku me ortakun Eqerem Braçi, i cili u shoqërua nga policia bashkë me 2 djemtë e ti, pasi pak orë përpara ngjarjes kishte darkuar në banesën e tyre.

Ngjarja është trajtuar edhe nga e përditshmja La Republica, e cila shkruan se 44-vjeçari kishte shkuar në Salari të Tepelenës për gjueti së bashku me ortakun Eqerem Braçi, i cili u shoqërua nga policia bashkë me 2 djemtë e ti, pasi pak orë përpara ngjarjes kishte darkuar në banesën e tyre.

revista.one/