Tritol shtëpisë së Klea Gjatës, të dashurës Laert Haxhiut, dyshohet për sherr pas “tradhtisë” me modelen ne burg

Tritol shtëpisë së Klea Gjatës, të dashurës Laert Haxhiut, dyshohet për sherr pas “tradhtisë” me modelen ne burg

September 30, 2025 0

Pak pas mesnatës qyteti i Lushnjes është tronditur nga një sh përthim që ka ndodhur në lagjen Gafurr Muça. Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në murin e jashtëm të një banese në katin e parë të një pallati 5 katësh.

Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit, dhe në disa automjete të parkuara pranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e shpërthimit. Në banesë në momentin e shpërthimit ende nuk ka konfirmim nëse ka patur banorë apo jo.

Dyshohet se lënda plasëse është vendosur si një mesazh dhe jo për të kryer dëme të konsiderueshme.

Klea Gjata nga Lushnja, ishte pjesë e grupit të Laert Haxhisë. 29-vjeçarja u arrestua më 28 shtator 2023 në kuadër të operacionit të koduar policor ‘Kurrë mos harro’, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili u zbërthye para grupit hetimor duke zbardhur 6 krime të kryera nga grupi i autorit të masakrës së Lushnjës.

Ndaj Klea Gjatës u ngrit akuza për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Gjata u lirua nga burgu, ndërkohë më 21 mars 2024 GJKKO vendosi ndaj saj masën “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Policia ka ngritur dyshime se shkaku i vendosjes së tritolit mund të lidhet me konfliktet e vazhdueshme mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut, të dënuarit me burg përjetë, me të cilin ajo ishte ndarë pas zbulimit të një tradhtie. Një modele nga Kosova, Ziza Pajaziti, ishte parë disa herë me Haxhiun në burgun e Drenovës, duke intensifikuar përplasjet mes tij dhe Kleas.

Përplasjet mes dy të rinjve kishin arritur kulmin pas refuzimit të Kleas për të takuar më tej Laert Haxhiun, gjë që ka çuar në një tension të shtuar mes tyre. Sipas burimeve të policisë, kjo mund të ketë qenë arsyeja e vendosjes së tritolit në banesën e nënës së Kleas, fatmirësisht pa shkaktuar viktima apo dëme materiale të rënda. Haxhiu e ka kthyer burgun në një fortesë, ku thërret vajza të showbizit, organizon takime, flet në telefon dhe përdor rrjetet e komunikimit si gjatë kohës kur ishte në terren dhe krye të bandës

Ditën e djeshme, një telefon celular është kapur në burgun e Drenovës, i cili ka qenë në përdorim të Laert Haxhiut, i dënuar për disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë masakrën e Lushnjës. Telefoni është gjetur në sektorin ku Haxhiu po vuan dënimin dhe, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se është përdorur për të komunikuar jashtë burgut, duke mundësuar aktivitete kriminale. Ky incident ka ngritur dyshime për një rrjet të mundshëm të paligjshëm të komunikimit brenda mureve të burgut.

revista.one/