Reagimi i reperit Buta pasi u lirua nga paraburgimi

Reagimi i reperit Buta pasi u lirua nga paraburgimi

October 1, 2025 0

Reperi kosovar, Buta, është liruar nga burgu pas vendimit të gjykatës për t’i ndërprerë masën e paraburgimit. as daljes, ai menjëherë u bë aktiv në rrjetet sociale.

Në Instastory ndau një foto të vajzës së tij, Irines, e cila dukej e buzëqeshur.

Rap-artisti i njohur, Buta, është paraqitur sot (e mërkurë) para Gjykatës Themelore në Ferizaj. Ai akuzohet për shitblerje narkotikësh dhe për armbëmbajtje pa leje.

Këngëtari nga Ferizaj u arrestua më 11 shtator, gjersa më 12 shtator i është miratuar masa e paraburgimit.

Para trupit gjykues, ai ka kërkuar lirimin e tij duke përmendur faktin se si kryefamiljar dhe ka shumë obligime.

“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçare si dhe gruan”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Të cilat pa mua nuk munden t’i kryejnë nevojat bazike”. Nga ana tjetër, Gjykata Supreme ka lënë në fuqi dënimin me 17 vjet burgim ndaj vëllait të Butës, Qëndrim Januzaj.

revista.one/