Futbollistja nga Korça që po i çmend të gjithë: Më kanë ngacmuar lojtarët e Kombëtares
October 2, 2025Futbolli shqiptar i femrave po njeh rritje të vazhdueshme dhe gjithnjë e më shumë vajza të reja po i bashkohen fushës së blertë me pasion dhe përkushtim.
Një prej emrave më premtues është Angela Nika, qendërmbrojtësja 18-vjeçare nga Korça, që tashmë ka lënë gjurmë si me klubet, ashtu edhe me përfaqësueset kuqezi të moshave.

E ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, Angela rrëfen rrugëtimin e saj në futboll dhe ndan me publikun ambiciet për të ardhmen. “Unë kam pasur një lidhje të hershme me sportin, të cilin e ka dashur që e vogël. Babai i saj, që kishte luajtur futboll në moshë të re, e përkrahu menjëherë pasionin e saj – ndryshe nga nëna, që hezitoi në fillim.

I kam adhuruar gjithmonë sportet, veçanërisht futbollin. Që e vogël isha vajza që luante me djemtë dhe shënoja gola.
Kur isha rreth 15 vjeç mora ftesën nga kombëtarja. Pas përfundimit të klasës së 9-të vendosa të transferohem në Tiranë, për të pasur më shumë mundësi dhe për të qenë pjesë e një ekipi me më shumë konkurrencë.

Isha tip pak më ‘çun’, isha ndryshe nga vajzat e tjera të lagjes. Në fillim të gjithë habiteshin, tani janë mësuar. Nuk më ka bërë asnjëherë përshtypje, futbolli është pasioni im dhe nuk dua t’ia di për asgjë tjetër. Ëndrra ime më e madhe është të debutoj me Kombëtaren A të Shqipërisë dhe të luaj jashtë vendit, në një ekip profesionist.

Dua të përfaqësoj veten dhe vendin tim me krenari. Idhulli im është Kristiano Ronaldo, për mënyrën si punon fort pa u ndalur, edhe në këtë moshë.
Po ashtu më frymëzon shumë Lamin Jamal, kemi të njëjtën moshë dhe ai është shembulli perfekt i asaj që mund të arrish me punë dhe stërvitje të palodhur. Kjo më motivon edhe më shumë.
Ka futbollistë të Kombëtares që më kanë ngacmuar, por nuk mund të flas me emra për këto tema. Partnerin e dua futbollist. Janë pak të lëvizur, por janë shumë të mirë”, përfundoi Nika.

revista.one/