“Në televizion ka gjarprinj”, Arbana Osmani: Njerëzit nuk e kanë idenë çfarë ndodh
October 3, 2025Pas pothuajse dy dekadash në krye të ekranit shqiptar, Arbana Osmani ka vendosur të marrë një rrugë tjetër, larg dritës së reflektorëve dhe dramatikës së “prime”-eve.
Prezantuesja e njohur, e cila ka bërë emër për natyrshmërinë dhe elegancën e saj, ka kaluar dy vitet e fundit duke eksploruar botën e përmbajtjeve digjitale, ku audienca konsumon lajmet dhe spektaklet në një mënyrë krejt të ndryshme nga televizioni tradicional.
Episodin e kaluar në programin ‘Mirëmbrëma yje’, Arbana dhe Mira Kazhani diskutuan mbi ndryshimet që kanë sjellë platformat online dhe ndikimin e tyre në kulturën e shikuesit.
Gjatë bisedës, Osmani rrëfeu fytyrën më pak të njohur të televizionit: një mjedis ku konkurenca është e pamëshirshme dhe energjia shpesh toksike.
“Kur vendosa të largohem nga televizioni dhe të nis biznesin tim, të gjithë më thanë: ‘Po çfarë bën? Po të keqen nuk e sheh?’ Prisja konkurrencë, por jo këtë nivel agresiviteti. Tani, pas pothuajse dy vitesh, sa herë kujtoj atë botë them: njerëzit nuk kanë idenë çfarë ndodh brenda kulisave. Janë si gjarpërinj dhe hardhuca atje, një mjedis toksik”, u shpreh Arbana.
Deklarata e saj hedh një dritë tjetër mbi glamurin e ekranit, duke treguar se pas fasadës së buzëqeshjeve dhe stilit të përsosur, ekziston një terren ku ego, interesa personale dhe rivalitete shpesh bëjnë konkurrencën e biznesit të duket e lehtë krahasuar me atë që ndodh pas kamerave.
revista.one/