Atentati me tritol në Sarandë, hakmarrje ndaj të birit që ndodhet në burg?
October 5, 2025Teksa nuk kanë kaluar ende 24 orë nga atentati ndaj 58-vjeçarit Isuf Jaçaj në Sarandë, forcat xheniere janë në vendin e ngjarjes.
Nga vendngjarja, policia dhe forcat xheniere janë duke këqyrur makinën ku u vendos lënda shpërthyese.
Forcat xheniere janë duke kontrolluar çdo detaj nga shpërthimi, ndërkohë që dëm te shumta materiale është tek fqinjët.
Nga vendngjarja, policia dhe forcat xheniere janë duke këqyrur makinën ku u vendos lënda shpërthyese.
Forcat xheniere janë duke kontrolluar çdo detaj nga shpërthimi, ndërkohë që dëm te shumta materiale është tek fqinjët.
Policia e Sarandës po heton çdo detaj, po ashtu dhe kamerat e sigurisë janë duke u marrë nga ekspertët e policisë.
Isuf Jaçaj 58 vjeç ka humbur jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij.
Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025.
Gjatë atij incidenti u plagosën me armë zjarri Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.
Katër ditë më vonë një person i maskuar vendosi një sasi eksplozivi në makinën e Klaus Jaçajt, duke e shkatërruar atë plotësisht. Ngjarja në atë kohë mbeti pa autor.
Një dëshmitare ka treguar se si ishte momenti i shpërthimit në Sarandë, që la të vdekur 58-vjeçarin Isuf Jaçaj.
Ajo u shpreh se shpërthimi ka qenë i fortë, teksa copëzat e makinës janë përhapur gjithandej.
“Ishte ora 10 ose 10 e gjysëm, se mbaj mend. Xhamat u shpërndanë gjithandej. Fëmijët u trembën shumë. Desh vdiqëm. Këtu kisha dhe turistë të huaj, u trembën shumë. Njëra ishte dhe shtatzënë u tremb dhe vetëm qante”, u shpreh dëshmitarja.

revista.one/