“Mjeku psikiatër më përndiqte që nga viti 2020, pas një takimi në restorant”, rrëfimi i moderatores Albana Bejko

“Mjeku psikiatër më përndiqte që nga viti 2020, pas një takimi në restorant”, rrëfimi i moderatores Albana Bejko

October 7, 2025 0

Moderatorja shqiptare, Albana Bejko, ka zbuluar të vërtetën rreth përndjekjes që mjeku psikiatër Behar Kamberi i ka bërë për një kohë të gjatë.

“Unë kam qenë në një restorant. Më ka kërkuar të bëjë një foto me mua, e kam bërë me shumë dashamirësi. Që nga ai moment e pash një lloj tendence për t;u afruar, por ia lash faktit që jemi personazhë publikë. Kam marrë mesazhe edhe në numrin tim personal. Kam marrë telefonata, duke mos e ditur me kë kam të bëj, i kam kërkuar të më lërë të qetë sepse nuk kam pasur asnjë interes.

Kam pasur mesazhe opsesive deluzionale, që sipas tij pretendohet. Që pas fotos ai e kishte projektuar jetën. Që prej 2020, kisha marrë mesazhe nga ky person. Por takimi për së afërmi mendoj që e kanë bërë të ketë më pas reagime.

Nuk kam marrë asnjë dhuratë nga ai, ndryshe nga sa është folur. Duke parë që qëllimi është i sëmurë, nuk do pranoja asnjë dhuratë. Kam qenë e frikësuar, kam ndryshuar stilin e jetesës.

Kam pasur debat në prokurori për këtë pjesë. Kam marrë mesazhe, që janë agresive, jo nga përmbajtja, por kur them jo 1,2,3 herë, i kam thënë që nëse më bezdis do të të denoncoj në polici”, tha Albana Bejko.

Për herë të parë ajo ka shfaqur edhe mesazhet që ai i dërgonte, duke i thënë se ‘ishte burri i saj i ëndrrave’ dhe se ‘e donte shumë’ dhe donte të martohej me të.

“Një moment i frikshëm ishte kur në ambientet ku unë punoj, personi u afrua më kërkoi që të uleshim për kafe, në atë moment reagimi ishte instiktiv, i trembur, i thash ‘të lutem mu hiq qafe’. Kaluan 4 djem në atë moment, dhe kjo e trembi pak. Periudha intensive e përndjekjes ka qenë qershor i vitit të shkuar deri para pak ditësh, dhe unë më pas telefonave policinë”, tha ajo.

“Përshëndetje Alban nga Behari. Unë jam burrë ideal për ty. Jam doktor intelektual, gentleman, i bukur dhe i sinqertë. Ne të dy gjithnjë kemi komunikuar dhe do të komunikojmë mirë dhe shëndetshëm. Kam gjendje të mirë financiare dhe shëtis botën.

Këto janë tiparet që përmbush kështu që mos hezito më. Por eja martohemi dhe jetojmë së bashku në një banesë këtu në Prishtinë por edhe në Tiranë. Ku ti përsëris krejt gjërat ke me i pas dhe me i cu në vend, asgjë ska për të munguar.

Ti do vazhdosh të punosh si tani. Albanë më merr në konsideratë kur unë jam mashkull idealë që të bëj propozim për martesë. Pres reflektim nga ti.”, ishte nga mesazhet që ai i dërgonte gazetares.

revista.one/