“Nada humbi Gerdin, e unë shumë gjëra”! Gerd Vaso tregon divorcin me Enada Hoxhën
October 20, 2025Balerini i njohur Gerd Vaso ka folur për herë të parë publikisht mbi ndarjen nga balerina Enada Hoxha, duke treguar se fundi i martesës erdhi si pasojë e ndryshimit të prioriteteve mes tyre. I ftuar në “Grida Duma Podcast”, ai zbuloi se ndërsa Enada ishte e përkushtuar në mënyrë ekstreme ndaj karrierës, për të vetë kishte një kufi të qartë mes profesionit dhe jetës personale.
“Është shumë e vështirë të punosh bashkë,” u shpreh Vaso, duke shtuar se ai punon vetëm sa i jep kënaqësi, ndërsa përtej saj nuk shkon. Ai la të kuptohet se angazhimi i madh i Enadës në balet ndikoi në raportin e tyre, duke theksuar se i është dashur të bëjë sakrifica personale.
Vaso nuk fshehu dhimbjen dhe ndikimin që ndarja ka pasur tek ai, duke e përshkruar si një periudhë të vështirë. Ai dhe Enada ishin një nga çiftet më të dashur të skenës shqiptare, ndaj lajmi i ndarjes së tyre i surprizoi shumë fansat.“Në këtë jetë në qoftë se në një moment të caktuar në fund të fundit Nada humbi Gerdin, unë gjatë rrugëtimit tim mund të kem humbur shumë gjëra. Personalitetin tim, dinjitetin tim, karakterin tim, Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri me miq, me shokë, me shumë gjëra.”
Vaso e mbylli duke thënë: “Dola nga vetja ime. Patjetër që dola nga vetja, dola nga vetja ime për dashurinë, dola nga vetja ime për profesionin, për karrierën.”
Kjo tregon se balerini u distancua nga vetja për hir të marrëdhënies, ndërsa fundi erdhi kur nuk mundi më ta bënte një gjë të tillë.
Pjesë nga intervista:
Gerd Vaso: Është shumë e vështirë të punosh bashkë. Është e bukur në fillim, gjatë rrugëtimit, gjatë rrugëtimit pastaj kupton që gjërat bëhen akoma dhe më të vështira, sepse unë në punën time, në profesionin tim nuk kam pasur gjithmonë atë, ta quajmë egoizëm në thonjëza, apo gjithmonë egoizëm për të mirë të Nadës. Nada e dashuronte baletin ekstrem, në ekstrem dhe profesioni në një farë mënyre për Enadën ishte shumë i rëndësishëm dhe primar. Për mua nuk ishte, është ajo që e nisëm në fillim, për mua ishte kishte një lloj kufiri deri këtu. Deri këtu unë mundem, përtej kësaj nuk mundem. Unë nuk mundem dot të punoj me orare që nuk më mbajnë më mua, nuk më japin më kënaqësi mua. Unë punoj aq sa ç’marr kënaqësinë përtej kënaqësive të mia, jashtë kënaqësive të mia unë nuk dal.
Grida Duma: Po jam e bindur që ti, jam e bindur ta them si për veten time, domethënë se jam e bindur se kështu më ka ndodhur mua. Kupton? Pra jam jam e bindur. sipas meje që të duhet të të ketë ndodhur që e ke bërë një sakrificë sepse e ke partnere jetë dhe në qoftë se partneri i jetës shtyhet më tej ti vazhdon të shtyhesh edhe përtej sepse të ndal nuk të ndalon dot vetja si te kushdo
Gerd Vaso: Në këtë jetë në qoftë se në një moment të caktuar në fund të fundit Nada humbi Gerdin, unë gjatë rrugëtimit tim mund të kem humbur shumë gjëra.
Grida Duma: Ashtu?
Gerd Vaso: Personalitetin tim, dinjitetin tim karakterin tim im, Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri me miq, me shokë, me shumë gjëra.
Grida Duma: Pra ti thua…
Gerd Vaso: U fokusova në familje, u fokusova në profesion, u fokusova komplet në një jetë tjetër
Grida Duma: Dhe ndryshova nga vetja dhe thua
Gerd Vaso: dola nga vetja ime.
Grida Duma: Dole nga vetja jote?
Gerd Vaso: Patjetër që dola nga vetja, dola nga vetja ime për dashurinë, dola nga vetja ime për profesionin, për karrierën.
Grida Duma: Po njeriu ka nevojë për ato, unë domethënë herë pas here them kush francezët për shembull kanë këtë “Na thoni ndonjë thashethem që të shijon shumë”, por kjo nuk do të thotë që ti merresh me thashetheme, kjo do të thotë që ti do të çlirosh disa gjëra në mënyrë të thjeshtë. Mirëpo kur ti e thua, na thuaj ndonjë thashethem ti e kupton që nuk ke zilinë e tjetrit apo kënaqësinë për jetën e tij, ti ke kënaqësinë për veten tënde për të ditur një referencë të lezetshme. E ti the me Roanin nuk jeni të prerë. Kush nga ju të dy është më i prerë me njëri-tjetrin, ti me Enadën apo Enada me ty? Prerë domethënë, unë jam këtu.
Gerd Vaso: Enada ka qenë më strikte gjithmonë, më e prerë në vendime në gjëra situata
Grida Duma: Po nuk duket
Gerd Vaso: Gjithçka
Grida Duma: Nuk duket kështu nga jashtë, duket sikur vendimet i ke marrë ti. Kush je nga këta të dy?
Gerd Vaso: Jo, unë s’kam marrë asnjëherë vendime.
Grida Duma: Nuk i ke marrë ë?
Gerd Vaso: Nuk i kam marrë asnjëherë vendimet, unë bija dakord me vendimet që merrte Enada
Grida Duma: Bije dakord ose i pranoje?
Gerd Vaso: Bija dakord ose pranoja vendimet që merrte Enada. Kishte dhe momente të caktuara që ndoshta nuk mund të isha dakord edhe në aspektin e punës flasim shumë, po gjithmonë ruaja, doja atë qetësinë. Doja atë qetësi, nuk doja, nuk doja të krijoja situatat.
revista.one/