“I thashë s’ka kafe në këtë orë”, dëshmia e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë

“I thashë s’ka kafe në këtë orë”, dëshmia e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë

October 22, 2025 0

Është zbardhur dëshmia e plotë e kamerierit Alteo Pepa, në lokalin ku ndodhi vrasja e dyfishtë në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit. Ai tregon se Daniel Pepa dhe viktima Aranit Kurti erdhën në lokal dhe kërkuan kafe, por ekspresi ishte fikur.

Pasi dy klientët u acaruan tregon ai, ndërhyri Flori dhe më pas sherri degradoi deri në përdorimin e armës.

“Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë.

Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”- tregon kamerieri.

Sipas informacionit të policisë 23 vjeçari Kurti ( personi ne foto) banues në Manëz dyshohet se është vrarë nga Flori Paluçi 33 vjeç, dhe ky i fundit më pas është vrarë nga Daniel Pepa i shpallur në kërkim.

Ngjarja ka nisur kur shtetasi Daniel Pepa është konfliktuar me kamarierin e lokalit, duke këmbëngulur që t’i përgatitej një kafe. Kamarieri i ka thënë se nuk mund të shërbente më, pasi ekspresi ishte fikur dhe lokali ishte në mbyllje.

Në debat e sipër ka ndërhyrë një tjetër klient i lokalit, shtetasi Flori Paluçi, i cili i ka kërkuar Daniel Pepës të ulte zërin dhe të mos konfliktohej me kamarierin. Përplasja verbale mes tyre ka vijuar brenda lokalit, ndërsa më pas palët kanë dalë jashtë, ku konflikti ka degjeneruar në përdorim të armëve të zjarrit. Nga hetimet paraprake dhe pamjet filmike të siguruara nga grupi hetimor, rezulton se:

Daniel Pepa ka qëlluar me armë dhe ka vrarë shtetasin Flori Paluçi.

Ndërkohë, në shkëmbimin e zjarrit, është përfshirë edhe shtetasi Aranit Kurti, i cili dyshohet se është vrarë nga Flori Paluçi, pak çaste përpara se ky i fundit të mbetej i vrarë nga Daniel Pepa.

revista.one/