“U zumë për punën”, picieri vret me thikë kuzhinierin në Tiranë
October 28, 2025Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ku një person ka humbur jetën pas një sherri i cili ka degraduar në përdorimin thikës.
Sipas burimeve, viktima është Indrit Salimllari,, i cili punonte si kuzhinier në një lokal të zonës. Ai është goditur me thikë nga kolegu i tij, picieri Filip Shehu, i cili ushtronte aktivitetin në të njëjtin biznes.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve. Sipas burimeve, autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve dhe dërgimit të të plagosurit në spital, Indrit Salimllari, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Autori është vënë në pranga nga policia, ndërsa në dëshminë e parë siç mësohet, ka thënë se janë zënë për punën.
Njoftimi:
Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Filip Shehu gjate arrestimit

revista.one/


