Rrëfimi i Lorik Canës: Si e gjeta dashurinë e jetës në Itali

Rrëfimi i Lorik Canës: Si e gjeta dashurinë e jetës në Itali

May 4, 2021 0

Ish-kapiteni i Kombetares, Lorik Cana rrëfeu se për herë të parë, si u njoh me bashhkeshorten italiane. Ata kishin rastisur së bashku në një restorant dhe ishin parë për 2-3 orë, derisa ai i kishte dhënë numrin e tij nëpërmjet menaxheres së restorantit.

“Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhur në Shqipëri dhe pasi jam kthyer jemi takuar dhe tani jemi bashkë që 10 vjet”- ka treguar ai per njohjen me arkitekten Monica Ercoli.

Pse bëri një zgjedhje jashtë vendlindjes dhe nuk mori një nuse shqiptare? 

“Janë disa sinjale që të jep, duhet ta ndjesh ta jetosh për të parë nëse është personi që ti ke nevojë dhe ajo gjithashtu. Këmbëngulja dhe sakrifica e saj për të më mbrojtur nga çdo gjë që më rrethon, është një ndër tiparet që e veçon atë”, tha ai.

revista.one/