Shfaqet i buzëqeshur në gjykatë djali që vrau babanë/ Avokatja: Mariani nuk i kupton veprimet e tij

Shfaqet i buzëqeshur në gjykatë djali që vrau babanë/ Avokatja: Mariani nuk i kupton veprimet e tij

November 1, 2025 0

25 vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau babanë pak ditë më parë në fshatin Shkallnur të Durrësit, ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë. Asnjë avokat nuk është paraqitur për mbrojtjen, ndërsa gjykata i caktoi një avokat kryesisht dhe u tërhoq për t’i dhënë kohë pët të lexuar aktet shtesë.

Teksa operatorët e filmojnë, i riu qëndron i qetë dhe qesh herë pas here. Çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Xhevdet Lika, ndërsa Prokuroria e Durrësit përfaqësohet nga prokurorja Matilda Fetau.

Ai ka dëshmuar se një javë më parë i kishte vdekur gjyshja dhe se i ati i kishte kërkuar që të angazhohet në pritjen e njerëzve dhe të ketë kujdes me pagesat.

Marjani ka deklaruar se “unë këtu jam” duke mos u dhënë rëndësi fjalëve të të atit. Në një moment, ka deklaruar se i ati është afruar dhe e ka kapur prej fyti.  “Unë i kam bërë ditët e mia”, mësohet t’i ketë thënë i ati, sipas deklaratës së 25-vjeçarit.

“Jam ndjerë i bllokuar, nuk merrja dot frymë”, ka thënë ai.

Më pas ka kapur thikën që ka pasur më afër dhe e ka qëlluar. 25-vjeçari, sipas Prokurorisë, ka dëshmuar se në atë moment ka ndërhyrë e ëma e tij dhe më pas është larguar nga banesa me vrap. Është kthyer sërish pasi ka harruar telefonin dhe ka parë që thika ishte hequr.

“Ndjejmë keqardhje për ngjarjen. Marjani ende nuk i kupton veprimet që ka kryer. Kërkojmë të bëhet një akt ekspertimi mjeko ligjor psikik”, thotë avokatja.

Marjani ka thënë se nuk ishte ai sulmuesi.

revista.one/