U lidhën në Big Brother, opinionistja pas 10 vjetësh kërkon divorc nga vëllai i Belinda Ballukut
November 3, 2025Ish-banorja e Big Brother dhe me pas opinionistja e Për’puthen, Neda Balluku, i ka dhënë fund martesës dhjetëvjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë.
Neda ka kërkuar këtë të hënë në gjykatë divorcin nga Orgen Balluku, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë.
Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit ‘Big Brother Albania’. Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai, si dhe vajza Suzzie Ann.

Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim. E mediat shpesh i kanë cilësuar si një ndër çiftet e ekranit që i kanë rezistuar kohës.

revista.one/

			
