Dafina dhe Fero në duet? Rrjedh në rrjete sociale një pjesë nga kënga

Dafina dhe Fero në duet? Rrjedh në rrjete sociale një pjesë nga kënga

November 4, 2025 0

Dafina Zeqiri dhe Fero po sjellin duetin e tyre të parë. Projekti ka kohë që është finalizuar dhe pritet që shumë shpejt të publikohet i plotë për publikun.

Por, disa faqe në rrjete sociale tashmë kanë siguruar një fragment të e këngës, që pritet të titullohet “Dashninë e vjetër”.

Në video shfaqen fragmente që sipas fansave i përkasin projektit që dyshja e kanë regjistruar prej kohësh, por që ende nuk ka parë dritën e publikimit.

Deri tani, as Dafina e as Fero nuk kanë reaguar për këto zëra, por rrjeti po “zien” nga komentet dhe pikëpyetjet pse bashkëpunimi i tyre nuk është lansuar.

revista.one/