“Me Ogrenin jetonim në shtëpi të ndryshme”, Neda Balluku: Duhen vite për të marrë këto vendime

“Me Ogrenin jetonim në shtëpi të ndryshme”, Neda Balluku: Duhen vite për të marrë këto vendime

November 4, 2025 0

Autorja e “Për’puthen”, Neda Balluku, ka treguar se i janë dashur vite për të marrë vendimin e divorcit nga bashkëshorti, Ogren Balluku. Ajo ka treguar se nuk merren vendime impulsive kur bëhet fjalë për fëmijët dhe familjen.

Neda Balluku: Neda sonte është këtu, më vjen keq që kjo është një ftesë që mua më është bërë që në tetor. Më vjen keq që erdha për këtë.

Ori Nebiaj: A ishte divorci rastësi?

Neda Balluku: Nuk e di që kush në këtë botë merr vendime impulsive ose emocionale kur bëhet fjalë për fëmijë dhe familje. Duhen vite për të menduar dhe marrë këto vendime. Unë e mirëkuptoj edhe pozitën tuaj edhe këtë moment edhe kuriozitetin që mund të kenë njerëzit. Unë e di se si historia ime e dashurisë ka qenë përpara njerëzve për vite.

Ajo ka treguar se prej vitesh po përballeshin me kriza në çift, teksa në të njëjtën situatë kanë qenë në vitin 2020.

“Ti që më njeh mund ta imagjinosh. Besoj që të gjithë mund ta imagjinojnë se si unë të ndihem. Për shkak të lajmeve. Lajmet janë të vërteta. E vërteta është që nuk është hera e parë që jam në këtë situatë, një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe në 2020.

E përlotur ajo pranoi se vitet e fundit marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e mirë, dhe se kanë jetuar të ndarë.

“Megjithatë prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme, prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka dua të them për këtë sepse do doja shumë këtë moment ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh i vetëm janë fëmijët. Mendoj se duhen mbrojtur, duhet të jemi afër dhe gjej rastin t’u them se mami ju do shumë, jeni jeta ime”, u shpreh ajo e përlotur.

E pyetur nëse këtë vendim e ka marrë duke menduar për veten apo fëmijët, ajo u shpreh se një nënë nuk e vendos vetes e saj kurrë përpara fëmijëve.

“Mendoj se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në ambient të shëndetshëm, marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve dhe të jetë i qetë dhe i lumtur, para fëmijëve mendoj se asnjë nënë nuk e vë veten e vet”, tha ajo.

Neda dhe Ogreni u njohën në Big Brother 4, lidhje që më pas u kurorëzua me martesë. Ata bashkë kanë 3 fëmijë.

Gjatë rrëfimit të saj këtë mbrëmje në Goca dhe Gra, ajo tha se prej vitesh raporti mes saj dhe bashkëshortit nuk ishte më i shëndetshëm.

revista.one/