Xheneta flet për bluzën në videoklip: “Po, ishte e Gjestit”

Xheneta flet për bluzën në videoklip: “Po, ishte e Gjestit”

November 5, 2025 0

Ish-banorja e BBVK, Xheneta Fetahu së fundmi mori pjesë në videoklipin e këngës së Adrit dhe Iliranes.

Aty ajo u shfaq duke përqafuar një bluzë e duke qarë. Ndjekësit thanë se ajo ishte bluza e Gjestit, ish të dashurit të Xhenetës, e kjo e fundit në një live në TikTok e konfirmoi:

”Po ishte” ka thënë ajo.

Në skenat më emocionuese të klipit, Xheneta shihet duke përqafuar një bluzë dhe duke shpërthyer në lot, moment që menjëherë bëri xhiron e rrjetit dhe nxiti reagime të shumta nga ndjekësit.

Ky moment ka shtuar edhe më shumë interesin e fansave për videoklipin dhe ka rikthyer vëmendjen tek marrëdhënia e Xhenetës me Gjestin, e cila pati jehonë të madhe gjatë kohës së programit.

revista.one/