Luizi ndan pamje nga prapaskenat e xhirimit të filmit me Kiarën
November 6, 2025Këngëtari Luiz Ejlli, ka nxitur sërish entuziazmin e fansave duke ndarë një imazh ekskluziv nga prapaskenat e xhirimeve të projektit të tij të ri kinematografik.
Ky film shënon projekin e dytë dhe me rëndësi të veçantë, është i pari ku ai luan si protagonist krah bashkëshortes së tij, moderatores Kiara Tito.
Në imazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Luizi ka zbuluar një skenë të shkurtër të filmuar gjatë natës, ku ai shfaqet me një xhaketë lëkure, duke buzëqeshur në drejtim të kameras.
Kjo pamje, e kapur drejtpërdrejt nga monitori i kamerës, shoqërohet nga përshkrimi: “Ecim”.

revista.one/


