“Aleanca LGBT mori kujdestarinë time pa vendim gjykate”, Luana akuzon Xheni Karajn: Kur isha 15 vjeç më…
November 12, 2025Aktivistja transgjinore Luana Myrto ka ndarë për herë të parë publikisht historinë e saj personale në News24, duke treguar për përvojat e vështira që ka kaluar si adoleshente në kontakt me organizatat që veprojnë në mbrojtje të komunitetit LGBT në Shqipëri.
Sipas Myrtos, gjithçka nisi kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.
“Historia ime nis në moshën 14-vjeçare. Frekuentoja festat që organizoheshin nga Aleanca LGBT, e drejtuar nga Xheni Karaj. Aty kishte njerëz më të rritur. Nuk dua të tregoj çdo detaj se çfarë ndodhte atje, por dua të flas për atë që më ndodhi mua,” tha ajo.
Luana tregoi se ishte në kërkim të vetes dhe e frekuentonte ambientin për të kuptuar më mirë identitetin e saj, por pas pak kohësh, përballja me realitetin social dhe familjar e detyroi të largohej nga Durrësi.
“U bëra target sulmesh, nuk ndihesha më rehat në shkollë. Disa miq më thanë se do të merrnim një shtëpi me qira në Tiranë për të nisur një jetë të re. Unë isha e indoktrinuar se familja ime nuk më kuptonte, se ishin agresivë. Por realiteti nuk ishte ashtu,” rrëfeu Myrto.
Ajo tregon se, pasi mbeti pa mbështetje, kërkoi ndihmë tek Aleanca LGBT, por sipas saj, nuk mori trajtimin që priste.
“Trokita në zyrën e Aleancës, por nuk më pritën mirë. I kërkova ndihmë Xheni Karajt, por ajo sillej sikur ishte presidente e SHBA-ve, as dorën nuk të jepte. Mbaroi qiraja, mbeta vetëm dhe më çuan në një qendër emergjence tre-ditore.”
Myrto deklaroi se gjatë kësaj periudhe janë kryer veprime të paligjshme në emër të saj, duke përfshirë edhe marrjen e kujdestarisë pa vendim gjykate.
“Xheni Karaj kontaktoi me nënën time dhe i tha se do të më shpëtonte. Pas disa ditësh, donin të merrnin kujdestarinë time pa firmën e babait. Nuk ka pasur asnjë proces gjyqësor. Ligji është shkelur. Në letër, unë rezultoja si vajza e birësuar e Xheni Karajt, pa asnjë vendim gjykate,” theksoi ajo.
Rrëfimi i saj përfshiu edhe përvoja të rënda personale gjatë qëndrimit në qendër:
“Më vunë në një dhomë me një çift homoseksual që kryente marrëdhënie në sytë e mi. Isha 15 vjeç. Kur u ankova, askush nuk reagoi, madje më transferuan në një dhomë me një person që kishte probleme mendore. Ishin muaj të frikshëm për mua.”
Më tej, Myrto foli për përfshirjen e saj në një emision televiziv, ku, sipas saj, historia e saj u manipulua për efekt mediatik.
“Gazetarja Dalina Buzi më ftoi në një emision dhe më kërkoi të trilloja historinë që të dukej më dramatike. Më vunë një paruke, më ndryshuan zërin dhe më bënë të them se babai më kishte sulmuar me thikë. Ishte një gënjeshtër. Babai im nuk më ka dhunuar kurrë.”
revista.one/


