Tension mes dy moderatoreve: Ç’ndodhi në prapaskenë me Enxhi Nasufin dhe Neada Muçajn?

Tension mes dy moderatoreve: Ç’ndodhi në prapaskenë me Enxhi Nasufin dhe Neada Muçajn?

November 15, 2025 0

Në mëngjesin e Top Channel, treshja Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj dukej se kishin krijuar një ritëm të konsoliduar para kamerave. Atmosfera pozitive në studio linte përshtypjen se dinamika mes tyre funksiononte në harmoni të plotë.

Por, sipas zërave që qarkullojnë në rrjet, harmonia e ekranit mund të ketë qenë më shumë imazh televiziv sesa realitet i brendshëm. Burime jozyrtare flasin për tension të vazhdueshëm mes Enxhit dhe Neadës, aq sa situata dyshohet të ketë kaluar edhe në përplasje fizike në ambientet e televizioni⁠t—pretendime që, deri tani, mbeten të pakonfirmuara.

Sipas të njëjtave burime, gjatë transmetimit të fundit është vënë re një ftohtësi e dukshme mes dy moderatoreve, ndërsa Blendi Salaj shihej duke tentuar të ruante ekuilibrin në studio. Një situatë aspak komode për imazhin publik të dy moderatoreve të njohura, të cilat zakonisht perceptohen si figura të qeta dhe komunikative.

Megjithatë, deri në këto momente, gjithçka mbetet në nivel aludimesh. As Enxhi dhe as Neada nuk kanë bërë ndonjë reagim publik, sqarim apo koment mbi zërat që qarkullojnë.

Deri kur të ketë një qëndrim zyrtar nga vetë vajzat, heshtja e tyre vetëm sa shton pikëpyetjet.

revista.one/