Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako futet e para me sy të mbyllur, ja 24 banorët

Big Brother VIP Kosova 4, Hygerta Sako futet e para me sy të mbyllur, ja 24 banorët

November 17, 2025 0

Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka nisur zyrtarisht, duke sjellë në ekran emra të rinj, opinionistë të përzgjedhur dhe prezantimin e banorëve të parë që do të garojnë për çmimin e madh. Moderatorë të këtij edicioni do të jenë po të njëjtët me ato të edicioneve të kaluara, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi është një nga risitë e këtij sezoni. Ajo ka pranuar rolin e opinionistes, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si një eksperiencë krejt të re për të.

“Është një emocion i veçantë, një eksperiencë ndryshe. E kam pasur shumë të vështirë t’i thoja ‘po’ këtij formati,” u shpreh Leonora, e cila theksoi se roli i saj do të jetë kryesisht analizues dhe këshillues.

Aktorja Olta Gixhari i rikthehet formatit për të dytin vit radhazi, sërish në rolin e opinionistes.

“Për mua është një nder i madh. Nuk ka më bukur sesa të jesh pjesë e një reality show kaq të madh,” tha ajo.

Banorja e parë e këtij edicioni është Hygerta Sako, e cila u prezantua në një hyrje simbolike me sy të mbyllur. E emocionuar, Hygerta tha se ndihet me fat që hyri e para dhe se dëshira e saj është të largohet vetëm në fund të lojës.

Ish-banori i BBVK, Blero Muharremi, prezantoi banoren e dytë, Benita Zena, e cila i bashkohet garës me energji dhe ambicie për t’u përballur me sfidat e formatit. Gjatë prezantimit, Blero tha se do të merrte pjesë sërish në Big Brother vetëm nëse organizohet një edicion me yjet e sezoneve të kaluara.

I treti që hyri në shtëpi është Getoari, i cili u shpreh hapur për një “vijë të kuqe” personale:

“Jam i martuar, ndaj dua që vajzat e shtëpisë të mos më presin,” tha ai me humor, duke prezantuar kufijtë e tij që në fillim.

Banorja e radhës është Elijona, e cila vjen si konkurrentja më e re në moshë e këtij edicioni.

“Nëse dikush më prek në pika të dobëta, më mirë të zhduket,” deklaroi ajo në klipin prezantues, duke lënë të kuptohet se është gati për çdo sfidë.

Aktori Klodian Mihaj i cili jeton dhe vepron në veneza të Italisë, është banori i pestë që futet në Big Brother VIP Kosova 4.

Ai është me origjinë nga Shkorra, teksa tha se ka pasur rastin të luajë në filma që janë transmetuar edhe në platformën e njohur mbarëbotërore, Netflix.

Banori i gjashtë me radhë që futet në shtëpinë më të famshme në Kosovë është këngëtari i njohur i muzikës rock, Mentor Haziri. Artisti me origjinë nga Ferizaj ka vendosur që ta sprovojë veten në këtë format jo shumë të zakonshëm për profilin e tij.

Konkurrentja e “Përputhen”, Alba Pollozhani është banorja e radhës që u fut në Big Brother VIP Kosova.

Përgjatë hyrjes në shtëpinë më të famshme, ajo u shoqërua nga një veturë, shoferi i së cilës ishte konkurrenti i radhës.

Ai quhet Toney dhe vjen nga Zvicra dhe punon si regjisor.

Këngëtari i njohur me origjinë nga Gostivari, Ardit Stafai, është futur si banor në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova. Arditi është vëllai i Astrit Stafait – producent i njohur muzikor, dhe njëherësh djali i këngëtares së mirënjohur pejane, Shahindere Bërlajolli.

Arditi me profesion është këngëtar dhe pedagog i kantos.

Poadcester-i Nailir Piri është banori i 10-të që hyn sonte në BBV 4.

Ai me origjinë është nga Shkodra, me një të kaluar jo shumë të bardhë në Angli, por që ka arritur të lërë pas të kaluarën dhe të vij si një person i reformuar.

Teologia Igballe Huduti ka qenë një prej emrave më të përfolur që do të futej në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova.

Megjithatë rrugës duke u nisur për të hyrë në BBVK, ajo ka marr informacionin se burri i saj nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe si rrjedhojë po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare.

Ndonëse emri i saj do të thotë “fat”, duket se jo e tillë ishte mbrëmja e sotme për të.

Influencuesja e rrjeteve sociale, Bia Khalifa, vjen si banore në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova 4.

Me një paraqitja mjaft ekstravagante dhe provokuese, Khalifa bëri që të komentohet menjëherë që në hyrjen e saj në këtë spektakël.

Transgjinorja Linda Rei është banorja e 12-të me radhë që u fut në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ajo e prezantoi veten si të gasthme për t’u futur në këtë spektakël plot surpriza, duke premtuar të jetë aktive dhe një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni.

Konkurrenti i “Përputhen” dhe ish-banori i vitit të kaluar, Eduart Kuçi, është rikthyer për të dytin vit radhazi si banor në BBVK.

Ai tha se ka ardhur për t’i ndreçur gabimet e së kaluarës, më saktësisht të vitit të kaluar ku kishte qëndruar vetëm dy javë dhe kishte dalë nga shtëpia me një sjellje jo shumë të hijshme ndaj produksionit.

Banori i 15-të me radhë që u prezantua në mbrëmjen e sotme ishte këngëtari dh producenti Kushtrim Kelani.

Ai tha se dëshira për të hyrë në Big Brother vjen nga synimi për t’u larguar nga jeta e përditshme dhe monotonia.

Krijuesja e përmbajtjeve për rrjete sociale, Dolce, është banorja e radhës që do të hyjë në BBVK 4. Ajo vjen nga Italia dhe thotë se nuk ka limite, ndaj është gati më shumë se kurrë për këtë eksperiencë.

Këngëtari Ibro Deli i njohur për stilin e tij kontrovers, është banori i radhës që futet në Big Brother VIP Kosova. Ai shoqëroi banoren Dolce, teksa interpretoi pak nga një këngë e tij para hyrjes në këtë spektakël.

Këngëtari i ri me origjinë nga Peja, Londrim Mekaj, i është bashkuar kastit të BBVK 4.

Ai tha se ka hyrë pa i treguar askujt, madje ka “gënjyer” edhe familjarët kinse po shkon në punë, por në të vërtetë është nisur drejt një aventure të re si ajo e Big Brother VIP Kosova.

Saranda ‘Sasa’ Hoda është banorja e fundit që përmbyll kështu listën e banorëve që u futën sot në Big Brother VIP Kosova.

Politikania me origjinë nga Gjakova, e cila ka sfiduar edhe më parë veten në formate të tilla, hyri me një dukje elegante dhe mjaft të veçantë.

revista.one/