Bora Zemani në Big Brother? Moderatorja tregon ekperiencën me Donaldin…
November 18, 2025Këtë të premte fillon sezoni i dytë i ‘game-show’ “Piramida” në Top Channel. Moderatorja Bora Zemani ka treguar detajet e reja nga sezoni i dytë i këtij ‘game-show’
“Aplikimet janë shumë më të larta se sezoni i kaluar. Çdokush mund të krijojë skuadrës e vetë. Këtë sezon jam me dy kapiten që duhet të motivojnë skuadrat. Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj.
Ata do motivojnë skuadrat që të japin më të mirën sepse skuadrat jo gjithmonë kanë lidhje me ekranin. Këta do i fusin në shpirtin e garës. Edhe ata kanë shumë kimi bashkë”, tha Bora.
E pyetur nëse do të ishte pjesë e spektaklit të madh të ‘Big Brother’, moderatorja Bora Zemani tregon se për të ajo eksperiencë është e vështirë dhe nuk beson se do e bënte dot.
E ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Bora u shpreh se edhe pse nuk ka qenë kurrë pjese e shtëpisë, ajo e ka përjetuar njësojë eksperiencën kur Donaldi ishte banor.
Do hyje ndonjëherë në Big Brother?
“Nuk besoj sepse më duket eksperiencë shumë e vështirë. Unë nuk do e bëja dot. Në këto kushte që kam qenë i kam parë benefitet pa qenë pjesë e shtëpisë. BBV1 ka qenë eksperiencë intensive shumë, shumë mbytëse sepse kishte të bënte me gjëra të miat personale”, tha Bora.

revista.one/


