Publikohet traileri i parë i filmit të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos
November 19, 2025Luiz Ejlli dhe Kiara Tito sapo kanë shpërndarë në profilet e tyre në Instagram trailer-in e shumëpritur të filmit të tyre të parë të përbashkët.
Ky projekt kinematografik, i cili ka mbajtur publikun në pritje për muaj me radhë, tashmë është zyrtarizuar dhe po vjen në ekranin e madh. Trailer-i, i publikuar nga vetë çifti, ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, duke zbuluar fragmente nga skena intensive të filmit, ndërsa detajet e tjera vazhdojnë të mbeten sekret.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan gjithashtu datën zyrtare të premierës: filmi do të shfaqet në kinema në shkurt të vitit 2026, duke e kthyer muajin e dashurisë në një festë të dyfishtë për audiencën e tyre.
Detajet rreth zhanrit dhe temës mbeten mister, por duke marrë parasysh kiminë e çuditshme dhe energjinë e çiftit, pritet që projekti të jetë një përzierje e dashurisë, pasionit dhe humorit, që do të mbajë publikun të mbërthyer deri në fund.
revista.one/


