(VIDEO) Londrimi kap për flokësh Klodianin, rrezikon “zarfin e zi”
November 20, 2025Një situatë e pakëndshme ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku një prekje fizike mes dy banorëve ka shkaktuar tension të menjëhershëm.
Londrimi është ai që, gjatë një momenti loje apo shakaje, ka prekur Klodianin duke e kapur për flokësh. Reagimi i Klodianit ka qenë i menjëhershëm, teksa ai u ngrit në këmbë dhe me ton serioz e pyeti: “Kujt po ia kap ti flokët ashtu?”
Atmosfera në shtëpi u rëndua brenda pak çastesh, duke e kthyer momentin në një situatë të tensionuar. Klodiani më pas iu drejtua Vëllait të Madh duke thënë: “Vëllai i madh, sot grusht, tash i kapi floket…”, duke nënkuptuar se kjo nuk ishte hera e parë që ai ndihej i prekur fizikisht
Prekje të tilla fizike zakonisht konsiderohen shkelje të rënda në formatin e Big Brother, dhe rregulloret e programit parashohin penalitete të menjëhershme. Në raste të mëparshme, cenime të ngjashme kanë rezultuar madje edhe me eliminim direkt nga gara.
revista.one/


