“Lamtumirë meqë zgjodhe…”, ish-i dashuri i Linda Reit reagon për afrimin e saj me Edin në BBVK 

“Lamtumirë meqë zgjodhe…”, ish-i dashuri i Linda Reit reagon për afrimin e saj me Edin në BBVK 

November 21, 2025 0

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Linda Rei, ka zbuluar se ka marrë një dhuratë të veçantë për përvjetorin e lidhjes nga ish-i dashuri i saj. Ajo ka marrë një luledielli, ndërsa ish-i dashuri ka përgatitur edhe një video me urime për këtë rast.

Megjithatë, Linda ka theksuar se marrëdhënia e tyre është e komplikuar.

“Nuk mjafton vetëm dashuria, jemi shumë ndryshe nga njëri-tjetri, vjen një pikë kur lodhesh”, ka thënë ajo, duke pranuar se sfidat personale ndikojnë në lidhjen e tyre.

Pas këtij momenti, ish-i dashuri i saj ka dërguar edhe një mesazh brenda shtëpisë së BBVK, pasi nuk i ka pëlqyer afërsia e Lindës me banorin Edin. Linda është shprehur për këtë situatë: “Jemi në Big Brother. Atë mund ta ketë prekur, por vendimi për ta mbaruar historinë ishte i tij. Unë kam luftuar që të ja mbushë mendjen”.

revista.one/