Reperi Nichi arrestohet nga Njësia Speciale pas kontrollit në veturën e tij

Reperi Nichi arrestohet nga Njësia Speciale pas kontrollit në veturën e tij

November 22, 2025 0

Reperi i njohur Nichi ka përfunduar në prangat e policisë mbrëmjen e sotme, pas një incidenti që ka ndodhur në kryeqytet.

Burime ekskluzive për Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se gjithçka nisi kur Njësia Speciale e ndaloi artistin për një kontroll rutinë, teksa ai po qarkullonte me veturën e tij.

Gjatë kontrollit, efektivët e policisë kanë gjetur një armë pa leje, çka ka bërë që Nichi të shoqërohet menjëherë në stacionin policor për procedura të mëtejshme ligjore.

Nuk dihet ende nëse armën e posedonte vetë reperi apo ndonjë person tjetër në mjet, por rasti po trajtohet me prioritet nga autoritetet.

Ky arrestim vjen vetëm pak ditë pas tensioneve të rënda të raportuara nga menaxheri i tij, Bini Nebihu. Ky i fundit kishte deklaruar publikisht se ishte përballur me një “pritë”, të organizuar sipas tij nga reperi Don Xhoni, vëllai i tij dhe personat e afërt të tyre. Nebihu kishte bërë të ditur se gjatë incidentit i ishte demoluar vetura, ndërkohë që ndodhej në shoqërinë e familjes.

Me zhvillimet e fundit, situata në rrethin e reperit Nichi duket se është tensionuar edhe më shumë. Autoritetet pritet të sjellin detaje shtesë në orët në vijim, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë masash ligjore do të ndërmerren ndaj tij për posedimin e armës pa leje.

revista.one/