Dorëzim në Orosh/ Ndërhyrja e motrës së njërit prej të armatosurve i bind dy të rrethuarit të dalin
November 24, 2025Dy personat e armatosur që ditën e sotme kishin qëndruar të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, Juljan Cumraku dhe Arben Uka, po dorëzohen në këto momente.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se negociatat u bënë të mundura falë ndërhyrjes së motrës së njërës prej personave të rrethuar, e cila u thirr nga policia për të ndërmjetësuar. Pas bisedimeve të gjata, të dy të armatosurit pranuan të dilnin dhe t’u dorëzoheshin efektivëve.
Forcat speciale kishin rrethuar zonën që prej orëve të para, pasi dy personat dyshohej se mbaheshin të izoluar dhe të armatosur brenda një banese. Situata u menaxhua me kujdes për të shmangur çdo përshkallëzim dhe për të siguruar një zgjidhje pa pasoja.
Policia po vijon procedurat për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe motivet që çuan në rrethimin e tyre.
Operacioni antiterror, që po zhvillohej prej orësh, mbetet ende në progres për të siguruar zonën dhe për të verifikuar rreziqet e mundshme.
Raportohet se forcat RENEA do të kontrollojnë ambientin me qen për armë dhe eksplozivë që mund të jenë fshehur nga dy personat.

Enigma e plagosjes
Hamza Uka, njëri prej të armatosurve që iu dorëzuan policisë mbrëmjen e sotme, pas dhjetëra orëve negociata dhe thirrje nga RENEA, rezulton të jetë i plagosur.
Ende nuk është e qartë se si është plagosur pasi policia dhe RENEA nuk kanë shtënë drejt banesës ku po fshiheshin prej muajsh Hamaza Uka dhe Julian Cumraku.
Forcat e policisë kanë përdoru megafon për t’i bërë thirrje që të dorëzohen, ndërsa Julian Çumraku u ka thënë policisë se unë nuk dorëzohet pasi duan që ta vrasin.
Personi tjetër i armatosur dyshohet Hamza Uka, ish punonjës ushtarak, prej kohësh në vëzhgim nga Antiterrori.
Julian Cumraku ka folur me të vëllanë, të cilin Policia e Shtetit e ka marrë nga Lezha dhe dërguar në vendngjarje, ndërsa tjetri është bindur për t’u dorëzuar nga e motra.

Nga dënimi me burg te stërvitja e të rinjve për t’iu bashkuar ISIS, zbulohet e shkuara e errët e dy të ngujuarve në Orosh
Dy personat e përfshirë në ngjarjen e sotme në Orosh, Julian Cumraku dhe Arben (Erzen) Uka, janë vënë re që në orët e para të mëngjesit nga shërbimet e Policisë së Pukës.
Të dy kanë qenë prej kohësh nën monitorimin e strukturave të Antiterrorit. Erzen Uka, ish-pjesëtar i forcave paqeruajtëse shqiptare në Irak, ka qenë më herët i dënuar me tre vite burg për akuzën e nxitjes së urrejtjes fetare. Në vitin 2015, ai u arrestua si i dyshuar për përgatitjen e fëmijëve dhe të rinjve për t’u bashkuar me organizatën ISIS, një çështje që solli përplasje të ashpra në gjykatë mes tij dhe gjyqtarit Bibë Ndreca.
Edhe pse rrallë shiheshin në rrugët e zonës, Cumraku dhe Uka nuk kishin krijuar probleme me banorët. Të dy frekuentonin xhaminë e fshatit Kryezi, një objekt ku nuk zhvillohen rregullisht shërbesa fetare për shkak të mungesës së stafit fetar.
Për shkak të dyshimeve se ishin të armatosur rëndë, situata u konsiderua me rrezik të lartë. Për këtë arsye, forcat speciale shmangën një ndërhyrje të menjëhershme, duke pritur krijimin e kushteve të sigurta për zgjidhjen e incidentit, ndërkohë që Cumraku dhe Uka refuzonin t’u përgjigjeshin thirrjeve të policisë për dorëzim.

revista.one/


