Humbi nënën dhe motrën në aksident, historia e dhimbshme e Elijonës, mesazhi i babait

Humbi nënën dhe motrën në aksident, historia e dhimbshme e Elijonës, mesazhi i babait

November 24, 2025 0

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka ndarë një histori thellësisht prekëse nga jeta e saj, duke treguar për dramën e madhe që ka përjetuar pasi humbi nënën dhe motrën në një aksident të rëndë komunikacioni.

Me lot në sy, ajo kujtoi momentet e 25 korrikut, ditën kur ishte nisur me autobus drejt Kosovës, një rrugë që duhej të ishte e gëzueshme, por që u shndërrua në fatkeqësi.

“Sapo jemi nisur, mezi prisnim të arrinim. Nuk ka pasur më të lumtur. Më 25 korrik, në ora 6:20, kam dëgjuar njerëzit duke bërtitur… dhe veç mbaj mend që u gjenda krejt vet”, rrëfeu Elijona.

Ajo tregoi se babai dhe vëllai ndodheshin në Gjermani, ndërsa ajo udhëtonte me motrat.

“Jena kanë duke e kërkuar, e pastaj kam pa kamën e mamit dhe ia tregova motrës. Jam dalë në rrugë dhe e kam gjetur telefonin e mamit. E kam thirr babin dhe i kam thënë që kemi pasur aksident. Babi u nis menjëherë për në Kroaci. Për motrën kishim shumë shpresë”, tha ajo.

Teksa kujtonte momentet më të dhimbshme të jetës, Elijona u shpreh: “Më mungon mami dhe motrat… më mungon ta gjej shtëpinë vetëm me gëzim”.

Në fund, ajo foli edhe për lidhjen e fortë me babanë, duke e quajtur atë “pikën e saj të dobët”.

Rrëfimi i Elijonës preku publikun dhe banorët, duke qenë një nga momentet më emocionale të këtij edicioni të BBVK4.

Elijona Binakaj e pati një video-mesazh nga babai dhe vëllai i saj, pas rrëfimit prekës që bëri ku humbi nënën dhe motrën.

Babai i Elijonës i ka përshëndetur të gjithë produksionin e Big Brother VIP Kosova 4 dhe banorët e tjerë, por veçanërisht tha se e përshëndet vajzën e tij për të cilën është krenar.

“Dua t’i them, Elijona të dua shumë, jam shumë krenar me ty e ke mbajtur premtimin shpresoj që ta mbash deri në fund premtimin që ma ke dhënë para se të hysh”, u shpreh ai.

“Dua të të them se babai të do shumë”, ishin fjalët që ia tha tutje.

Në fund të klipit u shfaq edhe vëllai i saj duke i thënë: “Të dua Eli, forca Eli”.

Elijona nga ana tjetër tregoi se si ndodhi aksidenti tragjik në Kroaci, ku humbi nënën dhe motrën në vitin 2021.

revista.one/