“Ishim puthë”, Londrimi dhe Klodiani shfaqen gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin
November 27, 2025Banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Klodiani dhe Londrimi, po tërheqin vëmendjen e publikut me afrimin e tyre të dukshëm brenda shtëpisë.
Postimet në Twitter dhe TikTok janë mbushur me video dhe foto të dy djemve, duke treguar momente që fansat po i interpretojnë si shenja të një lidhjeje të veçantë mes tyre.
Një nga momentet më virale ndodhi kur Klodiani iu afrua shtratit ku qëndronte Londrimi. Ky i fundit, me një tone të çuditshme dhe pak provokuese, i tha: “Jam me grip se ishim puthe”, dhe më pas e ftoi duke shtuar: “Hajde”.
Ky fragment i shkurtër ka nxitur reagime të shumta në rrjet, me fans që po e komentojnë dhe spekulojnë për marrëdhënien mes dy djemve.
Megjithatë, nuk dihet ende nëse këto momente janë thjesht shaka dhe lojë brenda shtëpisë apo sinjale të një afrimi më të thellë. Çfarëdo qofshin arsyet, pamjet po mbajnë publiku të intriguar dhe po i japin dinamikë të re lojës brenda Big Brother.

revista.one/


