“A po të mungoj, oh natën, natën”, Nora  Istrefi merr unazë nga ish-bashkëshorti…

“A po të mungoj, oh natën, natën”, Nora Istrefi merr unazë nga ish-bashkëshorti…

November 27, 2025 0

Këtë të diel, publiku pritet të ndjekë njërin nga emisionet më të komentuara të sezonit në programin e Robert Berishës. E ftuar speciale është ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Nora Istrefi – një takim televiziv që ka ngjallur reagime të shumta qysh pas publikimit të promos.

Kimia mes dyshes, pavarësisht viteve që kanë kaluar nga ndarja, mbetet e pandryshuar dhe kjo vihet re qartë në pamjet e para. Shikimet, buzëqeshjet dhe batutat e tyre kanë mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se marrëdhënia e mirë mes tyre vazhdon të jetë e fortë.

Nora ka zgjedhur të hyjë në studio nën tingujt e hitit të saj “Natën”. Mirëpo ajo që ka tërhequr vëmendje të madhe është vargu specifik që dëgjohet në çastin e hyrjes: “A po të mungoj, oh natën natën”. Për shumë ndjekës, kjo nuk është aspak zgjedhje e rastësishme, duke e interpretuar si një mesazh të nënkuptuar – ndoshta një ngacmim i lehtë për Robertin?

https://www.facebook.com/watch/?v=1991813031389686

Kulmi i promos vjen kur Roberti, me humorin e tij karakteristik, i zgjat Norës një unazë. Në sfond dëgjohet ai t’i drejtohet: “A je e lirë me 4 shtator se jam tu u martu?”

Edhe pse nga pamjet nuk zbulohet i gjithë konteksti – nëse është skeç, lojë apo thjesht një batutë spontane – ky fragment i shkurtër ka qenë i mjaftueshëm për ta “shpërthyer” rrjetin me komente, aludime dhe teori të ndryshme.

Pyetja që po shtrojnë të gjithë është: Çfarë fshihet pas kësaj unaze dhe pse pikërisht data 4 shtator? Për përgjigjet e plota, publikut i mbetet vetëm të presë të dielën për të parë edicionin e plotë të emisionit, që me shumë gjasë do të jetë një nga më të klikuarit e këtij sezoni.

revista.one/