Media italiane: Ja lista me 24 emrat, pjesë e klanit shqiptar të trafikut të kokainës, mes tyre Visi i Pojës
November 27, 2025Media italiane ka publikuar emrat e 24 personave të dyshuar për të cilët u lëshuan fletë arreste nga Gjykata e Breshias pasi janë pjesë e klanit shqiptar që besohet se në harkun e 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë të paktën 1.3 tonë kokainë.
24 të dyshuar janë vënë nën masa paraprake (21 në burg, 3 nën arrest shtëpiak), ndërsa janë sekuestruar asete me vlerë 3 milionë euro dhe është rindërtuar një rrjet që dyshohet se ka transportuar më shumë se 1.3 ton kokainë dhe heroinë. Emrat e të gjithë të arrestuarve janë renditur.

Sipas listës së nxjerrë nga mediat e huaja 21 persona janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, mes tyre edhe Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës. Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj janë të arrestuarit nga Policia e Shtetit shqiptar pas masës së arrestit të lëshuar nga Gjykata e Breshias për goditjen e klanit shqiptar që besohet se në harkun e 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë të paktën 1.3 tonë kokainë.
Konkretisht në arrest me burg janë lënë shtetasit:
-Vincenzo Bruno
-Arlind Buzali
-Donald Cala
-Gazmend Ferhati
-Elton Gjegja
-Adriatik Hasa
-Erion Kapedani
-Oltion Lala
-Asti Llupi
-Denis Myftiu
-Altin Shehaj
-Gazmend Shehu
-Bledin Doci
-Elvis Doci i njohur si (Visi i Pojës)
-Juljan Hyka
-Eduard Leba
-Gentjan Shaba
-Ogert Shqevi
-Denis Tafili
-Indrit Tafili
-Klodian Vata
Ndërsa 3 shtetasit e lënë në arrest shtëpie janë:
-Gusseppe Lorio
-Erald Salla
-Enkelejd Tirjaku

Në pranga ka rënë edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj. Haxhiaj akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK me palën Italiane.
Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Arrestimi ka lidhje me aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, ku është goditur një grup i përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj.
Për vitet që dyshohet se ka kryer këto vepra penale, ka qenë pjesë e Forcave Operacionale ku ka shërbyer për disa vite. Muajt e fundit ishte transferuar te Antiterrori dhe së fundmi po vazhdonte studimet për të marrë gradën nënkomisar.
revista.one/


