“Vitet e fundit e pati një goditje shumë të rëndë…”/ Flet “babai” i dytë i Shpatit: Nuk ia falte vetes..
November 27, 2025Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me “Ftesë në 5”, Milaim Zeka, ka ndarë me Bieta Sulon dhe publikun disa momente të tij me këngëtarin Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.
Zeka u shpreh se bënte shpesh shaka me Shpatin, madje me humor i thoshte që të prezantohej se e kishte atë baba.
Gazetari i njohur tregoi se Shpati nuk ka përgojuar askënd dhe kurrë nuk ka folur negativisht për miqtë, kolegët dhe njerëzit e tij.
Gjithashtu, Milaimi zbuloi se këngëtari i ndjerë ishte ribashkuar me bashkëshorten e tij, Selvijen, e cila kurrë nuk hodhi gurë mbi të.
Pjesë nga biseda:
Bieta Sulo: Pavarësisht diferencës së moshës, ju ishit miq
Milaim Zeka: Kur rrinim unë, Shpati dhe Big Mama, të gjithë na shikonin si të çmendur, nga humori, nga të qeshurat. U dha lajmi por mendova se këto portalet kanë shkruar ‘vdiq Sabri Fejzullahu, vdiq Milaim Zeka, vdiq ky e vdiq ai’ dhe e mora si shaka. Në momentin që më morën nga emisioni juaj, aty u binda që qenka shumë e vërtetë që Shpati ka ikur në botën tjetër.
Pothuajse në të njëjtën moshë ai ka humbur dhe babain, shumë të ri, edhe ngaqë unë i kam humbur të dy prindërit e mi, bënim shumë shaka dhe i thosha që kur të prezantohesh do u thuash se më ke baba, babain ta kanë vrarë në luftën e Kosovës, bënim humor.
Dua të them një gjë shumë të veçantë të Shpatit, të paktën për mua. Nuk ka njeri të estradës, nuk ka gazetarë që mund të thotë që Shpat Kasapi është ulur në tavolinë dhe ka përgojuar dikë. Kurrë nuk ka folur negativisht për kolegët, miqtë dhe njerëzit e tij. Këtu mendoj se ka qenë bota e tij shumë, shumë e veçantë.
Vitet e fundit e pati një goditje shumë të rëndë se ishte shumë i lidhur me djalin. E pati një periudhë shumë të vështirë që nuk ia falte vetes dhe pas një ribashkimi me gruan e tij të mrekullueshme, me ndodhë kjo, na ka lënë me të vërtetë pa tekst.
Bieta Sulo: Ishte gjithë dhimbja dhe dashuria në fjalët e bashkëshortes së tij, iku duke kënduar por edhe në krahët e saj. Megjithatë është rrëqethëse shprehja e saj ‘ike pa mundur që fëmijë të thërrasë babi’. Kjo është jo e dhimbshme por ther në shpirt.
Milaim Zeka: Unë mendoj që gjërat e shkruara nga Zoti përfundojnë në mënyrë të tillë sepse gruaja e tij është një grua që Shpatin e donte dhe e do pavarësisht se ka ndërruar adresë. Është një grua që edhe në momentet e rënda kur kanë kaluar bashkë, si gjithë ne, kurrë në jetën e vet nuk ka hedhur gurë mbi Shpatin. Gjithmonë ka folur në superlativë për të. E ndoshta për këtë, i madhi Zot në fund e shpërbleu Shpatin të vdesë në gjoksin e saj.
revista.one/


