Detaje të reja nga Elbasani: Publikohet foto e vrasjes së biznesmenit

Detaje të reja nga Elbasani: Publikohet foto e vrasjes së biznesmenit

December 2, 2025 0

Ky është momenti i ekzekutimit të biznesmenit Edmond Mëhalla mbrëmjen e së dielës, përpara karburantit të tij, në lagjen Emin Matraxhiu, të qytetit të Elbasanit.

Kjo foto e publikuar nga Tv Klan është bërë pikërisht në momentin kur autori i krimit e qëllon 43-vjeçarin.

Ai është me kapuç në kokë, me armën drejtuar nga makina tip Range Rover e biznesmenit, ndaj të cilit qëllon 6 herë. 2 plumba e kapin në kokë, ndërsa të tjerët përfundojnë në trupin e 43-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pak metra më tutje gjendet makina tip Audi me portobagazh, me të cilën ai kishte mbërritur në vendin e ngjarjes dhe u largua pas krimit, fare i vetëm. Deri tani, policia nuk ka mundur ta identifikojë.

Makina që u gjet e djegur në Mirakë, të Librazhdit, ishte marrë në Tiranë një ditë përpara vrasjes.

Ekziston edhe një video e omentit kur mjeti nxirret nga shtetasi Marsel Arani, nga një garazh në zonën e 21 Dhjetorit. Arani, banues në Elbasan, është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar si autor i ngjarjes, së bashku me shtetasin Armando Kola, nga Laçi, por rolet e tyre nuk janë përcaktuar ende.

Por dy persona të tjerë u arrestuan: Xhino Ago, 32-vjeç, ish-ortak i biznesmenit të vrarë, i cili rezulton se i ka dhënë hua makinën e përdorur në vrasje Marsel Aranit, dhe Kujtim Pisha, 52-vjeç, roje i karburantit në pronësi të viktimës, i dyshuar për moskallëzim krimi.

Marsel Arani ishte në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale.

Nga hetimet e deritanishme, hetuesit dyshojnë se ngjarja ka si prapavijë një mosmarrëveshje mes dy ish-ortakëve, Edmond Mëhallës, që mbeti i vrarë, dhe Xhino Agës, të vënë në pranga nga policia e Elbasanit.

Personi në foto është Marselo Arani, është një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e ndodhur të dielën, të biznesmenit Mondi Mëhalla. 32-vjeçari, i cili ishte nën masën e arrestit të shtëpisë për akuzën e pastrimit të parave, ka qenë një emër i njohur për autoritetet shqiptare.

Në muajin Qershor të këtij viti, Aranit iu sekuestruan 14 pasuri, për shkak se dyshohet se janë produkt i veprimtarisë së tij kriminale.

Arani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Gjatë hetimeve është provuar se ai ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian.

Edhe pse do të duhej të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë, në rrethana që nuk dihen ende, Arani i ka shpëtuar mbikëqyrjes policore, duke u bërë një prej të dyshuarve kryesorë për vrasjen e biznesmenit Mëhalla.

Personi tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor, është shtetasi Amarildo Kola me banim në qytetin e Laçit.

revista.one/