Grande Fratello/ Dolce refuzon zërat për romancë me Edin: Nuk dua askënd
December 2, 2025Banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Dolce, e cila aktualisht po qëndron përkohësisht në Grande Fratello, ka hedhur poshtë çdo spekulim rreth një lidhjeje me Edin.
Ajo ka theksuar se nuk ndjen ndonjë pëlqim romantik dhe se nuk ka asnjë dashuri për dikë brenda shtëpisë.
“Kam një lloj afërsie me dikë, por jo pëlqim romantik. Nuk e di a po më kuptoni. S’kam dashni ose lidhje me askënd”, u shpreh Dolce, duke qartësuar situatën për banorët dhe publikun.
Kur u pyet nga një prej banorëve të Grande Fratello nëse do të lidhte një marrëdhënie brenda Big Brother VIP Kosova, Dolce tha se kjo do të ndodhte vetëm nëse do të kishte ndjenja reale për dikë.
Ajo gjithashtu shtoi se momentalisht nuk i pëlqen askush dhe se asnjëri prej djemve në shtëpi nuk përputhet me tipin e saj.
“Pse jo, ama nuk është askush që më pëlqen. Ka disa që janë të bukur, por nuk janë tipi im. Domethënë janë të bukur, por tipi im s’është asnjëri prej tyre”, tha Dolce, duke treguar qartë se nuk ka interes romantik për momentin.
revista.one/


